TIRANE - Mërgim Brahimi kërkon të rikthehet në kombëtaren shqiptare. Futbollisti i Grasshopers  ka shfaqur shenja pendese pas refuzimit që i bëri kombëtares pak muaj më parë, pasi u grumbullua nga përfaqësuesja U-21 e Zvicrës.

Brahimi ka kontaktuar me shefin se zyrës së talenteve, Redi Jupi, për të kërkuar rikthimin në kombëtare, pas refuzimit që i bëri ftesës së trajnerit Skënder Gega për ndeshjen miqësore me Maqedoninë.

Përgjigja e Jupit mësohet se ka qenë negative, sepse kombëtarja kuqezi nuk është një institucion të cilin futbollistët mund të përdorin për interesa personale. Por në vendimin për të mos pranuar kërkesën e Brahimit ka ndikuar edhe vendimi i komitetit ekzekutiv të Federatës shqiptare të Futbollit, sipas të cilit nëse një futbollist refuzon grumbullimin në përfaqësuese, ai nuk mund të rikthehet në asnjë rrethanë.

Kombëtarja vazhdon përgatitjet në qytetin e Durrës. Edhe pse grupi nuk është akoma i plotë, De Biasi vazhdon përgatitjet, pas largimit nga mendja të idesë për të drejtuar Kievon duke u përqendruar absolutisht te ndeshja me Norvegjinë. Idesë së kualifikimit i qëndrojë me forcë edhe dy nga futbollistët kryesor të kombëtares si Ervin Bulku dhe Ansi Agolli.

Bulku pritet që të zbresë në fushë si kapiten këtë ndeshjes pas mungesës së Lorik Canës për shkak kartonësh. Bulku e ka të qartë që një fitore e mundshme në sfidën e radhës me nordikët i shkurton kilometrat drejt drejt Brazilit.

“Ndeshja me Norvegjinë do të jetë mjaft e rëndësishme për objektivat e Shqipërinë në kampionatin botëror të Brazilit, pasi nëse do të arrijmë që të fitojmë do të shkurtojmë kilometrat në rrugën për në Brazil. Kërkoj mbështetjen e tifozeve për këtë sfidë vendimtare” shprehet Bulku.

Ndërsa Ansi Agolli shkon më tej duke parë përtej kësaj sfide. “Pas Norvegjisë na presin edhe tre transferua shumë të vështira, ku duhet të japim maksimumin për të marrë sa më shumë pikë. Por përpara kemi Norvegjinë dhe këtu do të jenë përqendruar të gjitha energjitë tona” deklaron Agolli.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)