Mërgim Brahimi është një tjetër futbollist shqiptar që vendos të braktisë ekipin kuqezi duke ju bashkuar Zvirës.

Lajmin e ka publikuar vetë FSHF duke deklaruar se Brahimi nuk ka pranuar ftesën përballë Gjeorgjisë. 19-vjecari, mesfushor i Grashopers ka deklaruar se ka pranuar ftesën e trajnerit Hicfeld. Por në FSHF po përgatiten që ta bllokojnë kalimin, pasi ka luajtur me ekipin Shpresa dhe kombëtaren e parë.

Madje në ndeshjen miqësore në Turqi përballë Iranit ka luajtur disa minuta. Refuzimi ka bërë që FSHF të përgatitet të dërgojë cështjen në UEFA për të penalizuar mbrojtësin.

(d.b/shqiptarja.com)