Endrit Brahimllari ka zhvilluar ditën e sotme  një takim me strukturat e LSI-së në Bashkinë Maliq, për të diskutuar rreth fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ai thotë  se 25 prilli është festë kombëtare dhe se populli do zhdukë me votë sektin më famëkeq të Rilindjes.

"Me strukturat e LSI në Bashkinë Maliq. 25 prilli festë kombëtare, populli do zhdukë me votë sektin me famëkeq të Rilindjes. 25 Prilli datë historike që ndan një herë e mirë të keqen nga e mira. Me 25 Prill merr fund koha e politikaneve mashtrues, te papergjegjshem dhe arrogant te Rilindjes. 25 prill koha e nje politike te re, me energji pozitive per nje shqiperi me pozitive. Me 25 Prill merr fund koha e të emëruarve fiktiv të Ramës. 25 Prill fillon nje epokë e re ajo e shërbimit qytetar. LSI forcë pozitive. LSI e vendosur qartë ne mbrotje te interesit te qytatareve. LSI me e fortë se kurrë ka mbështetjen e të rinjve që e duan vendin dhe të ardhmen europiane të shqipërisë. Të punojmë të gjithë për të bërë shqipërin shtëpinë tonë", shkruan Brahimllari.