TIRANE - Doshi ka paraqitur një raport mjekësor të falsifikuar. Kështu ka thënë sot në një deklaratë për mediat Spartak Braho duke thënë se raporti mjekësor që ka paraqitur Doshi është një raport i falsifikuar pasi është lëshuar nga mjeku i cili është bashkëshorti i njërës prej punonjëseve të kompanisë së ish-deputetit socialist Tom Doshi.

Sipas Brahos mjeku Eduart Shota i cili ka lëshuar raportin është i martuar me Aurela Shota punëtore e kompanisë së Doshit.
 
“Ky është falsifikimi i ri i Tom Doshit. Fakt rrënqethës që duhet të vlerësohet nga prokuroria, raporti i fundit shëndetësor, i lëshuar nga Spitali Hygea. Ç’lidhje ka ky mjek me këtë çështje. Mjeku Eduart Shota është i martuar me zonjën Aurela Shota.

Zonja Aurela Shota është punonjëse e Profarmës, me detyrë nënpunëse e marrëdhënieve me publikun. Pra me një fjalë Toma i ka lëshuar raport mjekësor Tomës, ashtu si video e Tomës me Durim Bamin, ashtu si dhe dëshmia e Petrit Cinarit. Lëshimi i këtij raporti mjekësor është një fakt falsifikimi dhe sajese, dhe prokuroria duhet ti shkojë deri në fund. 

Fakte të tjera rrënqëthese do të kemi më pas, do takohemi përsëri.” - tha Braho teksa duket qartësisht që ai do të sjellë edhe fakte të tjera të reja në lidhje me këtë çështje.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)