TIRANË- Pas dyshimeve për Ilir Metën, ish-deputeti Spartak Braho thotë se edhe Sali Berisha ka një dosje si bashkëpunëtor me ish-Sigurimin e shtetit. Në një intervistë në studion e Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Braho tha se Berisha ka një dosje të tillë që ekziston ende dhe sot e kësaj dite, teksa si ish-spiun përmend edhe emrin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.
“Berisha ka dosje, ka qenë ish bashkëpunëtor, siç ka pasur edhe Rama edhe Meta, po këto jo si bashkëpunëtor. Berisha ka qenë bashkëpunëtor i mirëfilltë. Ka politikanë aktiv që kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, në qeverinë e parë të Berishës në 1992, që kishte rreth 28 ministra, 9 kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit, Aleksandër Meksi ka qenë bashkëpunëtor i shtetit, ato ka marrë Berisha, një pjesë i shpërbleu, një pjesë donte të kishte në dorë. Majtas nuk ka më spiun aktiv në politik, këto që kanë ardhur tani janë cunekër, i ka pastruar Rama”, tha Spaho.
Nisur nga debati që ka ekzistuar prej vitesh nëse duhen hapur apo jo dosjet, Braho është rreshtuar kundër. Në argumentin e tij, Braho thotë se kjo do të sillte pasoja negative për shoqërinë.
“Nuk kam qenë për hapjen e dosjeve, me një merak se po të hapeshin dosjet do vriteshin njerëzit me njëri tjetrin, burri me gruan, vëllai i vëllanë”, tha ai.
Ai ka folur edhe opozitën e përbashkët mes Sali Berishës me Ilir Metën, duke thënë se e sheh të vështirë bashkëpunimin, pasi të dy kërkojnë të jenë numri “1”.
“Dy kuaj nuk hanë dot në një grazhd, të shohim se ca lloj kuajsh janë ato. Thirrjet e tyre janë thjesht shkumë, me protestat e Berishën, e njëjta deklaratë, protestat duhen bërë edhe nga demokratët dhe nga poli i Lirisë, mileti është mërzitur dhe kalitur, problematikat që ngrihen është e drejtë dhe duhet protestuar, veçanërisht për situatën politike, nuk merret pushteti me protesta, do rrinë aty 24 orë, policia është pajisur me ca bombola me gaz lotjsellës shumë më të forta se ato që janë përdorur, ka ardhur një kontingjent i ri, që është më shumë efikas, nuk pres ndonjë gjë serioze nga këto protesta”, përfundoi Braho.
Platforma e SSh nuk lejonte që anëtarët e PPSH të tërhiqeshin në bashkëpunim-dhe këtë Baba Taku bën demek se e ka harruar.
PërgjigjuNese Saliu apo kushdo ka dosje apo qene ish bp i OSSH nuk eshte as krim dhe as imorale. Krim, imorale dhe skandaloze eshte qe operativi rekrutues i sigurimit, hetuesi apo prokurori,si puna e ketij bajge dhe gjithe bajgat e tjera te ngjashme pasardhes te tyre, ngrene zerin per te mbuluar zullumin dhe mbrojtur legacine e tyre te korrupsionit komunisto-mafioz.
PërgjigjuGJALLE qenka Ky KOMUNIST spiun VRASES qe vjen e TREGUN brrockulla si enver derri qe VRISTE EDHE motren njerezit e FAMILJES dhe shoket me te ngushte.Si e ka end in SPARTAK Ky qe PO ta dente edverderri prejardhjen e emrit ja shfaroste faren .Eh Spurdhjaku I POSHTER Kushedi sa je te njerezish ke prere...
Po ne fakt ata para 90 ishin spiune. Kurse xha Brahot, Metet apo sidomos Ramet me gjithe lukunine e vrasesve dhe korruptuarve komuniste vazhdojne dhe qeverisin, serish ne hetusi e prokurori apo korrupto-qeveri. Qe mos kesh merak shoku Frang, ndersa spiunet qene instrument vetem zhdukja e tyre nuk mjafton pa u qeruar me pare dhe ustallaret. Tipave si zotrota ndoshta edhe u djeg se mund te jesh ne rrethin e tyre por te pakten mos beni si moraliste. Ka regjister ish PPSh dhe gjithe aparati i byrose bashke me sigurim, polici, hetusi, prokurori. Ka edhe gjendje civile. Dhe besoj se do ju dalin nja 200 mije vemje "xha Braho" apo "Rame pashai" nga pallati i "kapter" Metes ne Presidence deri tek rrembythjet neper administraten neokomuniste.
Mund edhe të pranohet se DJE, po të ishe bashkëpunëtor i Sigurimit, nuk të bënte as kriminel e as të pamoralshëm, por vështirë të kuptohet përse ju arrini t'i gjykoni të atillë - dmth të shfajësueshëm - EDHE SOT. Spartak Braho mund të jetë një vemje e vjetër Komunisto Mafioze - siç thoni - por pesha politike e këtij të fundit ka qenë e do të mbetet një HIÇ në krahasim me atë të stalinistit Berisha dhe kleptomanit Meta. Trashëgimia Komunisto Mafioze duket haptazi që paskësh lënë pasoja edhe në logjikën tuaj, përderisa paskëshit dhe kurajë të bëni përgjithësime midis gjinkallave që kallëzonin e gjarpërinjve që helmonin. Janë e do të mbeten të pamoralshëm gjinkalla e gjarpërinj; këta të fundit janë e do të mbeten kriminelë. "Skandaloze" do të kish qenë të gjykonim si të fajshëm vetëm njëfarë Braho.