LSI ‘divorc’ me PD, Braimllari: I kërkuam Bashës vetëm të mos na tradhtojë, përdori opozitën për interesa personale

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka konfirmuar 'ndarjen' me Partinë Demokratike. Braimllari në një intervistë për Report Tv tha se ato i kanë kërkuar Lulzim Bashës që mos të tradhtojë kauzën e opozitës për interesa personale dhe për interesa të Edi Ramës. I pyetur nëse po aludonte për një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, Braimllari tha se koha do ta tregojë këtë. Më tej Braimllari tha se LSI nuk ka bërë asnjë kërkesë për një grup parlamentar.

‘I kemi kërkuar të mos tradhëtohen interesat e opozitës për interesa personale apo interesa të Edi Ramës. Ne nuk kemi këkruar as deputetë të caktuar për të pasur grup parlamentar, e vetmja gjë që kemi kërkuar ka të bëjë që mos të tradhëtohen interesat e opozitës për interes të Ramës.

Është koha që do ta tregojë nëse ka një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës!  Ne kemi hyrë në sesionin e ri parlamentar dhe është koha që do ta tregojë. LSI është koherente në qëndrimet e saj që prej themelimit. Nuk ka një kërkesë të LSI për grup parlamentar. Qëndrimin e kemi bërë të qartë, do të jemi forcë opozitare. Për në nuk kanë rëndësi burokracitë e parlamentit, por ka rëndësi që 4 përfaqësuesit e LSI janë një zë i fortë i mbrojtjes së  interësit të qytetarëve, i qëndrimit parimor në respekt të frymës së  qytetarëv në opozitë. Vota popullore që ka marrë LSI në kushte presioni dhe terrori nuk reflektojnë 4 mandate.

LSI ka vendosur që të qëndrojë në opozitë parimore, kjo që prej 2017. Vendimmarrjet tona në opozitë kanë qenë vendimmarrje në disa raste u bënë për të ruajtur frymën opozitare që të mos ishte LSI ajo parti që prishte frymën dalë dhe nga vetja e saj. Dhe kërkesa e vetme, drejtuar kryetarit të PD, ka qenë shumë e thjeshtë, të mos tradhëtohet kauza dhe interesi opozitës për interes personale dhe interes të Edi Ramës. LSI është koherente në qendrimet e saj, nuk ka asnjë kërkesë të LSI-së për grup parlamentar. Ne jemi forcë opozitare, për ne ka rëndësi që të 4 përfaqëësuesit e LSI janë një zë i fortë i atyre që përfaqësojnë.

LSI nuk ka kërkuar nga kryetari i PD-së asnjë deputet shtesë, ajo çfarë kemi kërkuar është që të qendrojmë korrekt dhe mos t’i tradhëtojë për interesat e opozitës për interesa personale.’- tha Braimllari.

PD la dje pa grup parlamentar LSI-në. Basha vendosi që të ndihmojë aleatët, ku të katërt arritën që të formonin një grup parlamentar. Megjithëse Braimllari u shfajësua se LSI nuk kërkoi ndihmë e as deputet, kjo konfirmoi hapur krizën e thëllë mes tyre. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, marrëdhënia politike mes LSI-së dhe Partisë Demokratike, pësoi ‘krisje’. Kjo u pa edhe gjatë senacës për votimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, ku opozita vendosi që të tregonte qendrimin e saj kundër pasi grisi fletën e votimit, e ndërkohë që LSI zgjodhi që të merrte pejsë në votim e mos të braktiste seancën plenare. Edhe një ditë më parë kur opozita braktisi seamcën, LSI zgjodhi që të veprojë ndryshe duke qendruar në Kuvend.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg