Braimllari në Burimas të Maliqit: Fshati 30 vite pa ujë, shteti nuk ka investuar për t'ua siguruar

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka denoncuar mungesën e ujit në Burimas të Maliqit në juglindje të vendit.

Braimllari deklaron se ky fshat nuk ka ujë prej 30 vitesh dhe shteti nuk ka investuar për t'ua siguruar.

Ai i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topciu që mos dalë të bëjë show elektoral me asfalt por t’u përgjigjet nevojave të qyetarëve.

Reagimi i plotë:

Banori Burimasit: Këtu jemi në fshatin Burimas dhe është një fshat që vërtetë mund të kishte shumë burime por faktikisht momentalisht ky fshat sërish nuk ka ujë. Mungesa është e investimeve prej shumë vitesh megjithatë edhe një burim që ishte që e merrnin nga Mancurishti sërish ai ka shteruar dhe prapë banorët e këtij fshati nuk kanë ujë. U mundua me një fond dikush nga qeveria turke nuk e di si ishte, hapëm një pus por dhe atë nuk e çuan deri në fund si rëndom në Shqipëri që asnjë punë nuk përfundon. Ishte për tu bërë diçka te 100 metershi mbeti më pak se 25-30 metra, nuk është më tepër. E vumë në punë me pak fonde të Bashkisë, u munduan ta modifikonin edhe kjo pati vetëm një muaj ujë. Tani sërish ky fshat që e ka emrin Burimas, nuk ka ujë dhe mundohen jo do gjejmë fonde të tjera, jo do ti gjejmë sot dhe sërish ky fshat është po në vend numëro. Ky shqetësim nuk është i sotshmi por ka shumë vite. Nëse do ta shikoni edhe mënyrën sesi transportohet uji. Për të hyrë në shtëpi është skandal; në 2020 dhe të jetë sërish kjo gjendje me zetor ta çojnë ujin në shtëpi për të pirë pale gjërat e tjera për mua është shumë skandal. Nuk e di si do t’i vejë halli kësaj pune sepse kjo është shumë e bezdisshme.

BRAIMLLARI: Në fakt ky nuk është vetëm shqetësimi juaj Erikson, por është shqetësimi i gjithë banorëve të Burimasit. Ju e thatë mirë, emri i zonës është Burimas dhe ende banorët nuk kanë uji dhe nuk kanë uji të pijshëm. Kjo si pasojë e mungesave të investimeve nga Bashkia e Maliqit. Gëzim Torçiu, kryetar i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Maliqit, të mos bëjë shoë duke nxjerr rrugë elektorale, por të vijë këtu, ti shërbejë kësaj zone dhe të vejë në punë ujin me qëllim që banorët të kenë uji të pijshëm. Sot më shumë se kurrë, Burimasi ka nevojë për ujë të pijshëm. Jemi në 2020 dhe ende banorët nuk kanë uji të pijshëm. Kjo ka të bëjë me papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie. Ka të bëjë me pa përgjegjshmërinë e bashkisë së Maliqit ku një kryetar bashkie pa identitet, një kryetar bashkie i cili ka 30 vjet që e mban peng zyrën e bashkisë nuk vjen këtu për ti shërbyer banorëve të kësaj zone. Ky është realiteti i vërtetë i fushës së Korçës, ky është realiteti i vërtetë i Bashkisë së Maliqit. Jo shoë mediatik, jo asfalt elektoral, jo rrugë të cilat lihen përgjysmë dhe përmbytet e gjithë fusha e Korçës. Sot më shumë se kurrë kjo zonë ka nevojë për investim me qëllim që banorët e Burimasit të kenë ujë të pijshëm. Shikoni çfarë mrekullie është, mrekulli për sa i përket bujqësisë, mrekulli për sa i përket njerëzve të cilët duan të punojnë dhe të investojnë dhe ende në 2020 këto banorë në vend që të transportonin me traktor produktet e tyre bujqësore, për ti shitur, për të pasur një treg të sigurt, transportojnë me traktor ujin e pijshëm. Rilindja ka marrë fund, ndaj me 25 prill të gjithë bashkë ti japim goditjen përfundimtare të këtij sekti famëkeq që ka marrë peng jo Maliqin, jo vetëm Korçën por të gjithë Shqipërinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 27/09/2020 07:28

    Po mire mor barkderr po kur ishte leshelija ne pushtet dhe kishte leke me thase ku ishe ti, pse nuk erdhe ne kete fshat per te zgjidhur problemin e ujit. Vetem me leket qe keni vjedhur me rrugen Elbasan Tirane me ministrat dhe Dash Giiken superhajdut ju te leshitlikes kishit furnizuar me uje gjithe ate zone atje. Apo ju duheshin leket per Vilen me 15 banjo te Nafije dybekut ne Lalez dhe per wc e maces Sasha. Apo ju duheshin leket per kampingun me te turpshem te planetit, haremin erotiko naziskino te Jales. Ju jeni forca politike me e urryer e shqiptareve se keni gerryer buxhetin e shtetit me fondet e rrugeve qe i late rrugeve dhe tani doni prape pushtet. Kurre me Nafije dybeku i leshelis ne pushtet, pergjigjen nga populli do e merrni ne 25 prill 2021. I shkofshi prapa Nafije dybekut te leshelise dhe Lefter hunderr maliq kokexhufkes.

    Përgjigju
  • BENI: 27/09/2020 00:39

    PO A NUK ISHIT JU DHE PS BASHKE NE PUSHTET,,PSE NUK I KERKOJE LLOGARI PS KUR ISHIT BASHKE NE PUSHTE NGA 2013-2017,,,APO ATEHERE KISHTE UJE FSHATI BURIMAS...O BRAHIMK*R...

    Përgjigju
  • Kopi: 26/09/2020 23:55

    Ore Braimkari sikur para 3 vitesh ti me partine tate hajdute ju a premtuat ujtin ketyre banoreve,ky eshte premtim I pa mbajtur nga ju !qe sot qirreni se keto nuk kane uje!mos valle si parti hajdutesh qe jeni mos jua keni vjellur fondet keti fshati qe po ju dhimsen kaq shum sot.Braimkari harroje me deputet dhikun se kurr me nuk ke per tu bo deputet,pe keto poshtersirash qe keni bo ju me partine tate, me ne krye kryehajdutin e Shqiperise Ilir Meten.

    Përgjigju
  • Kakrruk: 26/09/2020 23:42

    Pse nuk e çuat kur ishit në pushtet more faqezinj, por e kërkoni tani që jeni në opozitë? A nuk ishte Like Floriri kryeministër ca kohë? A nuk ishte Like Floriri ca kohë zëvendëskryeministër dhe ministër i energjitikës dhe i bllokut? Pse nuk e çoi ujin more kërriç? Si nuk keni turp? Ka ikur ajo që ka ikur, kemi vjedhur ç'kemi vjedhur. Ne s'kemi faj se vodhëm nga halli. A si kanë fytyrë?

    Përgjigju
  • Uji: 26/09/2020 23:12

    po pse nuk e rregulloi baba sali kur ishte ne pushtet ne 2005? Athere fshati kishte vtm 15 vjet pa uje. Pse nuk e rregulloi ne 2013 atehere ishte ber 23 vjet pa uje. Apo tani qe u be 30 vjet u kujtuat ju? Mos harroni qe keni qen vet ne pushtet para Ripjerdhjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja