Përbërësit:
- 500 g miell Ola për pizza
- 350 ml ujë
- 5 g maja e thatë
- 1 lugë kripë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- Ullinj
- Argjinare
- Domate të thata
- Rigon
Përgatitja:
Formoni brumin me përbërësit e mësipërm, e palosni pas 10 minutash, e përsërisni edhe 2 herë të tjera çdo 10 minuta që brumi te marri elasticitet. E mbuloni me një pecetë, lëreni të pushojë derisa të dyfishojë vëllimin. Më pas e vendosni mbi tavolinë, e ndani në 8 pjesë, i jepni formë të rrumbullakët edhe i vendosni në tavë. Përgatisni mbushjen duke i grirë imët përbërësit. Shtypni mesin e fakaçeve me mollëzat e gishtave edhe i mbushni, shtoni pak vaj ulliri të përzier me ujë dhe lyeni të gjithë sipërfaqen. I piqni në furrë të parangrohur me 200° Celisus për 20 minuta sa të marrin ngjyrë.












Komente
Komento