Braimllari: Nuk kishim pse të konsultoheshim me Metën për mandatet, nuk është më kryetar i LSI

I ftuar në studion e emisionit '45 Minuta me gazetarin Denis Minga, ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari komentoi deklaratën që bëri sot presidenti Meta që tha se LSI nuk u konsultua me të kur dogji mandatet. Braimllari tha se ky vendim u mor nga strukturat e LSI dhe Meta nuk është më kryetar i LSI por president i Republikës.

Ai quajti zgjedhjet e të dielës, votime pasi në garë nuk kishte rivalë. Braimllari foli edhe për vendimin e LSI për të dorëzuar zyrat e bashkive që nga sot i kalojnë PS, pas publikimit të rezultateve. teksa tha se ky vendim do të merret në varësi të aksionit opozitar por logjikisht ky vendim nuk ka asnjë kuptim, pasi zgjedhjet nuk njihen nga LSI.

"Ne u regjistruam për në KQZ por nuk na pranuan. Kemi qenë brenda afateve. Vendimi i KQZ ka qenë krejtësisht politik. OSBE duhet të ishte prezent por nuk u shpreh për këtë gjë. Ia la në dorë Gjykatës Kushtetuese. Nuk kemi çfarë të ndjekim, sepse 30 qershori nuk ishte ditë zgjedhjesh. Ato ishin votime. Zgjedhjet janë më 30 tetor. Taulanti del në përgjime me krimin e organizuar. Mban peng banorët e unazës së re, për të përfituar për veten. Kryetari i Komisionit të ligjeve që flet për Reformën në Drejtësi kapet në përgjime dhe akoma nuk është marrë në hetim. Prandaj Ulsi Manja donte si prokurore të përgjithshme shoqen e ngushtë sepse e dinte se do dilte në përgjime.

Vendimet do i japim në vijim të aksionit opozitar të opozitës së bashkuar. Por logjikisht nuk ka sens, sepse nuk kishim zgjidhje. Sepse u ngrit Edi Rama dhe tha hajde bëjmë zgjedhje. Nuk është ngritur akoma Gjykata Kushtetuese. Ne sot kemi një pasqyrë që shqiptarët e kanë refuzuar këtë qeveri. 30 qershori ka qenë një ditë votimesh që i dha goditje EDi Ramës por edhe një referendum për dekretin e presidentit.

Ka një raport të OSBE. SHBA dhe BE nuk kanë qenë komisionerë për të vëzhguar por zyrtarisht është PS që vëzhgon procesin. Ka pasur shumë probleme duke nisur që nga mbushja e kutive. Në KQZ janë katër ekstremistë të Edi Ramës. Në 2017 KQZ i ka zbardhur rezultatet në kohë rekord. Sot e ka të bllokuar faqen sepse po presin të deformojnë rezultatin.

Nuk ka arsye që të konsultoheshim me Metën për mandatet se nuk është më kryetar i LSI. Ndërsa për trishtimin ldihur me këtë vendim ka shumë të drejtë. Ai ka qenë i vetëm përballë manipulimit dhe presionit të Ramës për të shkatërruar LSI. Vendimmarrja e LSI është bërë duke u bazuar mbi problemet që po kalonte vendi. Nëse do më pyesje në shtator nuk do e lija mandatin sepse nuk kisha prova", deklaroi Braimllari.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexusi: 03/07/2019 07:47

    LSIa s'ka qene ndonje here me kryetare a kryetar o Brahimllar, si c'ka thene , dhe udheheqesi i madh Basha , LSI eshte SHPK me pronare e pronar .

    Përgjigju
  • Raul: 02/07/2019 20:12

    Ku e gjetët këtë Edhjet barkderr Brahimkari për intervistë, ky është shoku i ngushtë i Klevis Kerrici i Faros dhe komandanti i naziskineve të Haremit veror famëkeq erotiko naziskin të Jales

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/07/2019 19:58

    Jashtë nga studiot tv-e me rrugaqët që tradhëtuan popullin

    Përgjigju
  • Ben: 02/07/2019 16:56

    Ku e gjetet kete per interviste?Ju te medias jeni perkrahes te budallallikut.A ftohen budallejte te japin intervista?

    Përgjigju
  • PESHKU KRAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 02/07/2019 16:54

    O brahimkarri boj qef se të ka ardh dita. Njerëz si puna jote vlejn vetëm për roje stalle o brahimkarri .

    Përgjigju
  • Sifi: 02/07/2019 16:48

    Ore debil u besin ato qe thua. Nuk puetet Meten se nuk eshte kryetar. Meta ju tredh te gjithe juve ne LSI dhe mos ben gam kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë