Braimllari te '5 pyetjet': Basha nuk donte të fitonte në 25 prill, e thonë dhe njerëzit pranë tij! Sulmet ndaj Metës? Taktikë për të hequr vëmendjen nga lufta brenda PD

TIRANË- Endrit Braimllari, ish-deputet i LSI-së, ka hedhur akuza atë forta në drejtim të lulzim Bashës, duke thënë se si ai nuk doli fitimtar në zgjedhjet e 25 prillit, pasi ai nuk donte të fitonte. për këtë sjell disa argumente, që sipas tij vërtetojnë këtë tezë, teksa tha se këtë fakt e konfirmojnë edhe vetë demokratët që janë pranë tij.

"Nuk donte të fitonte sepse nuk pati frymë ekipi, nuk imponoi ekipin e tij për t'i treguar që jemi në terren, e dinim që Rama do bënte gjithçka për të blerë zgjedhjet, por kisha besim se një frymë e përbashkët do e mposhte. Kjo nuk funksioni se ishte i bindur se nuk i duhej LSi dhe nuk hyri për të fituar, dhe këtë e thonë edhe demokratët që kanë brenda në parti", tha Braimllari.

I ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo', Braimllari u kujdes që të mos mbante anën e Berishës e duke mos e artikuluar qartë një prej akuzave të ish-kryeministrit se Basha është Peng i Ramës, por tha se do të listonte një sërë motivesh që të çojnë për ta besuar këtë që tek protesta për traun në Rrugën e Kombit, deri te djegia e mandateve, që e quan një vendim personal.

"Frymën, energjinë pasionin e të rinjve i përdori për interesin e tij personal, me protestën lokale të Kukësit, për traun, si u shua protesta, shkoi atje dhe nuk i doli as në mbrojtje qytetarët që u dhunuan nga pabesia e sheshit, çfarë ndodhi te unaza e re, e mbante si kauzën e tij personale dhe kur Balliu u shoqërua në Polici nuk kishte asnjë deputet të PD për ta mbështetur, kam qenë prezent, edhe në Bulevard, në protestën e Teatrit, Kryemadhi, unë , Silva Caka, Belind Këllici kemi qenë të shoqëruar në Polici, por nuk pashë aksion për të mos u prishur teatri. Djegia e mandateve, ka marrë vendim personal dhe të gjithë e dinë, ne nuk merrnim dot një vendim tjetër dhe do krijonte në alibi, LSI sakrifikoi dhe nga vetë morali i kësaj force për të mos prishur frymën e opozitë, masakër e pushtetit dhe pabesi e Bashës", tha ish-deputeti.

Sulmet e mbërritura javëve të fundit në drejtim të presidentit Ilir Meta nga vetë Lulzim Basha, për Brimllarin janë një taktikë e përdorur për të hequr vëmendjen nga "lufta brenda PD-së.

"Vjen për të tërhequr vëmendjen nga problemet e tij të brendshme të PD, ne nuk kemi marrë përsipër që të komentojmë ndonjë aksion për problemet brenda PD, nuk kemi kërkuar që ne të jemi forcë politike që provokojmë, por provokohet për të tërhequr vëmendjet nga problemat e brendshme, ne kishim të drejtën për të mbajtur Konventën tonë, por nuk e vendosëm se  nuk mund të shfokusohet vëmendje nga 25 prilli", përfundoi Braimllari.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 23/11/2021 10:05

    Nuk e kuptoj kete llogjiken e ketij fshatarit,qe thote Basha nuk donte te fitonte.Basha dihet qe eshte i pa afte,nuk di,por jo qe nuk donte me fitu.Me keto politikane si puna e ketij,dhe qe jane shume,qe bejne analiza te çuditshme,dhe asnjehere nuk e thone te verteten,opozita do vuaj shume.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja