Elisa Spiropali kryetarja e sapozgjedhur e FRESSH është tërhequr nga pozicioni i djeshëm ndërsa akuzoi mediat ku ajo vetë dha intervistë se ishin treguar dashakeqe. Dje në një prononcim telefonik për TV A1Report, Spiropali deklaroi se kishte braktisur mbledhjen pasi kishte konstatuar gabime në listat e të deleguarve të FRESSH në rrethe për në Asamblenë Kombëtare. Sipas Spiropalit, një pjesë e personave që ndodheshin në sallën e mbledhjes së Asamblesë së FRESSH, nuk ishin në listën e të deleguarve.
Ndërkohë që sot në një konferencë për shtyp nga selia rozë, deklaroi se bëhej fjalë për një çështje organizative të brendshme që po merr zgjidhje në mënyrë demokratike
“Më vjen keq për çdo kundërshtar se ka kujtuar të hedhë baltë mbi FRESH. Pas një punë të jashtëzakonshme që u bë nga FRESH na u desh të zgjidhnim një problem organizativ që tashmë është zgjidhur. Asnjë nuk ka pse të shtrembërojë lajmet, për një cështje organizative. Ishte një shqetësim I brendshëm në lidhje me listat. Po bëhej konstituivi dhe kishte vend për përmirësim dhe verifikim listash. Është cështje e brendshme e FRESH dhe unë jam para jush tju them se cështja po zgjidhet në mënyrë më demokratike të mundshme”- tha Spiropali.
Pas largimit të Spiropalit Asambleja Kombëtare u përshëndet nga kreu i PS, Edi Rama, i cili theksoi se socialistët janë në anën e duhur të historisë dhe se të rinjtë duhet t’i japin më shumë politikës dhe vendit. Ndërkohë, Asambleja e FRESSH zgjodhi në krye të saj Erind Bejkon.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.7%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 3224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
VIDEO/Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit
26 Nëntor, 18:19
-
Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
26 Nëntor, 18:17
-
VIDEO/ Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë
26 Nëntor, 18:14
-
Opozita bllokon 5 pika në Tiranë, qytetarët e irrituar i kërkojnë Policisë të lirojë rrugët dhe të zhbllokojë trafikun!
26 Nëntor, 18:10
-
Shtyrje me policinë tek sheshi Uilson, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së kundërshtojnë praninë e autobotit me ujë në krye të rrugës
26 Nëntor, 18:09
-
Protesta e PD/ Bardhi debate me policinë: Ne nuk jemi kriminelë! A keni forcë? Shkoni kapni bandën e Elbasanit
26 Nëntor, 18:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Një grusht militantësh, ja pjesëmarrja në protestën para Bashkisë së Tiranës
26 Nëntor, 18:00
-
Protesta e PD/ Baçi thirrje policisë: Largohuni, mos na provokoni! Blushi: Kanë marrë urdhër për të na dhunuar, betejë pa kthim
26 Nëntor, 17:57
-
'Një ambulancë duhej për Martin Canin', Flamur Noka: Shikoni gjithë këto urgjenca që vijnë këtej! Këta janë bandë
26 Nëntor, 17:53
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Europol: Çuan 450 kg kokainë në Holandë, 900 në Ekuador
26 Nëntor, 17:50
-
Flamur Noka merr mesazhe në telefon, komunikime për të drejtuar protestën! Pas bisedave del në deklaratë për mediat
26 Nëntor, 17:50