Braktisja e shkollës/ Ministrja e Arsimit diskutim me përfaqësuesin e UNICEF: Rrisim masat parandaluese

Braktisja e shkollës/ Ministrja e Arsimit diskutim me përfaqësuesin e UNICEF: Rrisim masat parandaluese

Braktisja e shkollës në vend por jo vetëm është një fenomen tepër shqetësues. Për të biseduar për masat parandaluese të këtij fenomeni negativ, të pranishëm në shkollën 9-vjeçare "Ardian Klosi" në Tiranë, ishin Ministrja e Arsimit Besa Shahini, së bashku me Drejtoreshën Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Khan, përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri Roberto De Bernardi dhe kolegë të tjerë nga ministria.

Duke falënderuar përfaqësuesit e UNICEF për kontributin e vazhdueshëm në projektet zhvillimore, Ministrja Shahini theksoi gjatë takimit se tashmë çdo shkollë në Shqipëri merr informacion paraprak të detajuar për gjendjen socio-ekonomike të secilit nxënës.

"Kjo realizohet në mënyrë që të bëhet më herët ndërhyrja e nevojshme në rast se situata në familje i ndikon negativisht në shkollë", shtoi ajo.

Ministrja Shahini nuk la pa nënvizuar rastin e suksesit të mësueseve të shkollës 9-vjeçare "Ardian Klosi", të cilat kanë arritur në mënyrë të vazhdueshme të kthejnë në ambientet shkollore me dhjetëra nxënës në prag të braktisjes apo pasi kanë lënë shkollën, duke shtuar se "këto janë ndërhyrje që do t'i replikojmë kudo ku ka rrezik braktisjeje".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot