Brandozzi: Ja Iliria, harta e  vitit
300 dhe harta e Kryeministrisë

Brandozzi: Ja Iliria, harta e  vitit<br />300 dhe harta e Kryeministrisë
TIRANE- Një ekspozitë e hartografisë së vjetër është hapur në Tiranë në Qendrën e Studimeve Albanologjike, ku spikat një hartë e vitit 300 pas Krishtit me rëndësi për Shqipërinë pasi paraqet praninë ilire të asaj kohe në këto hapësira.

Po ashtu ka ngjallur interes edhe harta e 1582-it,  ”Europa Regine”, e cila gjenden në tryezën e Këshillit gianni brandozzitë Ministrave, hartë e zgjedhur me shije sipas Don Lush Gjergjit nga një kryeministër artist si Edi Rama.

Ekspozita është një bashkëpunim i Konferences Ipeshkvnore të Shqipërisë me Caritas-in Shqiptar.

Tabula Militaris Itineraria e njohur si Tabula Picta është një hartë, në të cilën shënohen rrugët e shumta të botës, që i kishin njohur romakët e rreth gjysmës së shekullit të katërt.

Harta tregon se i përket kohës së kalimit nga paganizmi në krishtërim pas ediktit të Milanos në vitin 313 pas Krishtit me të cilin Kostandini kishte përuruar  periudhën e tolerancës fetare.

Kjo hartë e rrallë e ekspozuar në Tiranë është pjesë e koleksionit të Gianni Brandozzit, i cili thotë se ekspozimi i saj në Shqipëri ka një rëndësi të veçantë, pasi në të ka mjaft emërtime që kanë mbërritur deri në ditë te sotme si Durrazzo, Lisus (Lezha e sotme), etj dhe paraqet praninë ilire të asaj kohe në këto hapësira.

Sipas Don Lush  Gjergjit në këtë hartë gjenden 555 simbole, ndër të cilat dallohen vendet e kultit, komplekset e limaneve bregdetare, qytetet si Akuila, Ravena, Selaniku, Nikomedia etj, ku spikasin tri qytete si Roma, Kostandinopoja dhe Antiokia…

Don Lush Gjergji na tregon me hollësi në hartë të gjithë zonat ku shtriheshin dikur zotërimet shqiptare dhe emërtimet mjaft të njohura deri në ditë te sotme, ç’ka ia shtojnë rëndësinë këtyre hartave jo vetëm në aspektin historik por edhe gjuhësor.

Ndërsa i kundrojmë me vëmendje 12 pjesët e  hartës së 300-ës, Don Lush Gjergji na tregon dhe disa harta të tjera të rralla  të Evropës, ku spikat në një kënd edhe harta e 1582 ”Europa Regine”, e cila gjenden tashmë si një imazh mjaft i njohur në tryezën e Këshillit të Ministrave, hartë e zgjedhur me shije sipas Don Lush Gjergjit nga një kryeministër artist si Edi Rama…

“E dëgjova para tre ditësh që kjo hartë është zgjedhur për tu vendosur në tryezën ku zhvillohen mbledhjet e Këshillit të Ministrave. Nuk e dija. Por kryeministri është një artist dhe padyshim i pëlqejnë gjërat e bukura”, tha Don Lush Gjergji.

Ekspozita e hartografisë së vjetër është hapur fillimisht në Prishtinë, duke udhëtuar më tej në Shkodër dhe së fundmi në Tiranë ku do të qëndrojë e hapur deri me 12 tetor.
harta
harta e kryeministrise
(Harta në tryezën e Këshillit të Ministrave "Europa Regine" e vitit 1582 zgjedhur nga Don Lush Gjergji)

harta e kryeministrise
(Salla e hartave në Kryeministri)

Shkrimi u publikua sot (09.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)


Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria , vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria , vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët