Brataj mesazh qytetarëve: Ta mbajmë hapur Vlorën dhe Shqipërinë duke respektuar këto rregulla

Brataj mesazh qytetarëve: Ta mbajmë hapur Vlorën dhe Shqipërinë duke respektuar këto rregulla

Skënder Brataj

Mjeku Skënder Brataj ka përzgjedhur një mënyrë ndryshe për të dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët. Brataj tregoi edhe origjinën e tij vlonjate, ku i kërkon bashkëqytetarëve të tij të ruajnë atë traditë të qytetit të tij të lindjes që përshkruhet në histori.

Ai thekson se duhen respektuar masat që Vlora dhe Shqipëria të mos mbyllet, që të krijohet modeli një turizmi të sigurt.

Postimi i plotë i Skënder Bratajt

Qyteti im i mrekullive, qyteti im i mikpritjes, qyteti im i traditës, qyteti im i natyrës, deteve , lumenjve, maleve dhe kodrave. Natyra ti ka dhënë të gjitha. Ty te ka shkruar Ali Asllani me gërma të gdhendura, askush nuk mundet të vendosi edhe një gërmë të vetme midis tyre. Zonjë e rëndë, e lartë, fisnike! Qiellit i vjel ylberin, në blerim i mbolle puthjet, diell-plotë e mbushe nderin. Jam vlonjat, e dua Vlorën, me dafinë e mbaj kurorën; për Vlorën në zjarr vë dorën! Kur kërkon Nëna Shqipëri Vlonjatë bëhen të tërë. Vlorës- dritë me histori I rrimë gatitu në këmbë!

Unë nuk kërkoj sot atë trimëri të përshkruar në ato vargje.  Unë kërkoj të njëjtën vendosmëri, të njëjtën domethënie të asaj historie. Ne vlonjatët mikëpritjen e kemi virtyt, e kemi besë, e kemi respekt, e kemi nder! Miqtë në këto vite na janë shtuar shumë, turizmi na i ka shtuar shumë, gjë e cila na ka ndihmuar, na ka shtuar bizneset, na ka shtuar të ardhurat, kemi rritur cilësinë. Në verë ne dyfishohemi ose trefishohemi dhe kjo mirë se të vij! Vlora duhet e sigurt për Shqipërinë, për shqiptarët kudo ndodhen. A mundemi ne vlonjatët të respektojmë rregullat për të mbrojtur jetët tona, të familjeve tona, të miqve tanë, të shqiptarëve? A mundemi të bëjmë ne një model të respektimit dhe zbatimit të rregullave? Sigurisht që mundemi:

Të mbajmë maskën,

Të ruajmë distancën

Të zbatojmë higjenën

Të detyrojmë miqtë, dhe turistët të sillen njësoj si ne

Ta bëjmë Vlorën një oaz të gjelbër,

 të sigurt, argëtuese.

Ta bëjmë ne vlonjatët të parët këtë model bashkëjetese me koronavirusin. Prandaj ti që do të hysh në Vlorë, respekto këto rregulla, respekto veten, respekto Vlorën! Ne nuk do ta mbyllnim Vlorën! Ne do të mbajmë hapur Vlorën dhe Shqipërinë! Bëhu pjesë e ruajtjes së shëndetit, bëhu pjesë e ruajtjes së Vlorës!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anonim: 12/07/2020 08:40

    Jemi ne Vlore me pushime, po keshtu si ngasin vlonjatet makinen kemi frike te udhetojm,jemi te lumtur nqs qendrojm te shendetshem,po besoj se ky problem eshte ne te gjithe Shqiperin

    Përgjigju
  • Elton: 12/07/2020 00:53

    Po u sollën turistët si ne,na ka marr lumi...po ishalla do zoti mësojm ne ndonjë gjë nga ata!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë