Brataj publikon të dhënat e studimit: Pas shërimit nga COVID, antitrupat bllokojnë edhe versionet e reja të virusit

Brataj publikon të dhënat e studimit: Pas shërimit nga COVID, antitrupat bllokojnë edhe versionet e reja të virusit

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, ndërsa publikoi të dhënat e një studimi, tha se sistemi imunitar siguron një mbrojtje afatgjatë pas shërimit nga COVID-19.

“Ndërsa numri i njerëzve që kanë kaluar SARS-CoV-2 rritet, është shumë e rëndësishme të dimë: sa do të zgjasë imuniteti i tyre ndaj koronavirusit të ri? Një studim i ri i Rockefeller University ka një përgjigje inkurajuese, se ata që shërohen nga COVID-19 mbrohen nga virusi për të paktën gjashtë muaj, dhe me gjasë shumë më gjatë”, thotë kreu i Urgjencës.

Me një shënim të gjatë në Facebook, Brataj sjellë rezultatet e një publikimi shkencore të Rockefeller University të ditëve të fundit, që thotë se ata që shërohen nga COVID-19, mbrohen nga virusi për të paktën gjashtë muaj dhe, me gjasë, shumë më gjatë.

Brataj shkruan se antitrupat e prodhuar muaj pas infektimit, kanë një aftësi të shtuar për të bllokuar virusin dhe mutacionet e tij siç është varianti i Afrikës së Jugut.

“Publikimet e botuara në revistën Nature, tregojnë se ka prova të forta, se sistemi imunitar “kujton dhe njeh” virusin, po ashtu vazhdon të përmirësojë cilësinë e antitrupave edhe pasi infeksioni ka kaluar. Antitrupat e prodhuar muaj pas infektimit treguan një aftësi të shtuar për të bllokuar SARS-CoV-2 dhe mutacionet e tij siç është varianti i Afrikës së Jugut. Antitrupat, që trupi krijon në përgjigje të infeksionit, vazhdojnë në plazmën e gjakut për disa javë ose muaj, por nivelet e tyre bien ndjeshëm me kalimin e kohës. Sistemi imunitar ka një mënyrë më efikase për të trajtuar patogjenët(viruset): në vend që të bëjë antitrupa gjatë gjithë kohës, krijon memorie(kujtesë) të qelizave B që njohin patogjenin dhe mund të lëshojnë shpejt një raund të ri antitrupash kur e hasin për herë të dytë”, shkruan Brataj mes të tjerash.

 

Postimi i plotë i Brataj.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi

Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi