Ekipi i Urgjencës Kombëtare ka demonstruar nga plazhi i Tales, në Lezhë procedurat e dhënies së ndihmës së parë dhe reagimin e shpejtë në rastet e incidenteve në det.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale nga Ministria e Shëndetësisë në këtij aktiviteti i janë bashkuar edhe disa pushues.

“Me disa momente nga prova ushtrimore ku ekipi i Urgjencës Kombëtare demonstron procedurat e dhënies së ndihmës së parë dhe reagimin e shpejtë në rastet e incidenteve në det”, shkruan Ministria në faqen zyrtare në Instagram.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Prof. Evis Sala që ishte gjithashtu e pranishme e cilësoi të rëndësishëm pasi, në të tilla raste ndihma e parë vjen nga pushuesit aty pranë.

"Është e rëndësishme që këto trajtime të bëhen në mënyrë që ndihma e parë të bëhet edhe nga qyetarët për për ata që ndodhen në rrezik për jetën e tyre”, tha Sala.