Brataj: Rritja e të infektuarve shenja e parë e hapjes së shkollave! Vdekshmëria është nga më të ulëtat në Europë

Rritja e numrit të rasteve me COVID në Shqipëri, Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se janë shenjat e para të hapjes së shkollave. I ftuar në emisionin Repolitix, Brataj tha se rritja do të vijojë por pozitive mbeten shifrat e vdekshmërisë në raport me intektimin. Ai thotë se vdekshmëria në Shqipëri është nga më të ulëtat në Europë.

"Siç e shikojmë është pak më ndryshe nga shifrat e tjera. Është një rritje e lehtë. E rëndësishme janë shifrat e të shëruarve. Rritja e lehtë tregon që epidemia do të ketë rritje në vazhdim. Pozitiv është fakti se humbjet e jetëve nuk po rriten në raport me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital. Nga 3.1 që ka qenë vdekshmëria më parë tani ka shkuar në 2.77 që është një nga më të mirat në Europë. Rreziku sot është se këto janë sinjalet e para të hapjes së shkollave. Nuk kemi shifra për shkollat. Unë e shoh dhe tek thirrjet tek ne, kemi 1300 në ditë. Të gjithë treguesit tregojnë se nuk duhet të jemi të qetë. E patëm aleat verën me temperatura të larta. Tani po shkojmë drejt temperaturave të mbyllura. COVID është më pak i rrezikshëm se sa në fillim, ka një kohëzgjatje më të shkurtër në ditë. Temperatura shfaqet në mënyrë më të lehtë që shkon deri në 37" - tha Brataj.


Lajmi kryesor:

Debate në Repolitix, Koja: Moment historik për pagat e mjekëve, ja sa janë rritur! Koduzi: Të kanë dhënë statistika të gabuara! Brataj: Vdekshmëria në Shqipëri është nga më të ulëtat në Europë


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës