Largimi i mjekëve dhe infermierëve, Gjata: Nisi në 2014, tregon formimin profesional! Dolenberg: Të parandalohet ikja për 5 vite që të mos boshatiset Shqipëria

Largimi i mjekëve dhe infermierëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe kryesisht Gjermanisë! Ishte kjo tema e diutiskmit në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarët Megi Sotiri dhe Nertil Agalliu. Për të folur rreth kësaj çështje ishin të ftuar ekspertë e njohës të fushës së mjekësisë.

Arben Gjata, rektori i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës tha se largimet kanë nisur që prej vitit 2014, me lehtësimin e proceduarave nga ana e shtetit gjerman për punësimin në fushën e sistemit shëndetësor, të infermierive apo mjekëve shqiptarë që vendosin të largohen.

“Ky është një fenomen jo vetëm shqiptar, ndodh në të gjithë Evropën dhe në shumë vende të tjera. Me Shqipërinë është theksuar tashmë pasi që nga viti 2014, nga mënyra se si mjekët shqiptarë mund të punësohet në sistemin gjerman shëndetësor që është më e thjeshtë. Aktualisht qeveria Gjermania, për nevojat që ka, jo vetëm për Shqipërinë, ka bërë  njohjen automatike të diplomave, kërkohet vetëm dhënia e provimit të njohjes së licencës dhe mbrojtje e njohjes së gjuhës gjermane”, u shpreh rektori, teksa shtoi se pranimi i infermierëve e mjekëve në tregun evropian tregon formimin e lartë profesional që kanë.

Për Aurora Dolenberg, e cila është mjeke në Gjermani, largimi i bluzave të bardha është një fenomen i përgjithshëm, pasi dhe në vendet evropiane mjekët shkojnë drejt atyre vendeve ku ofrohen pagesa më të larta. Megjithëse, ajo shton se duhet të ketë strategji nga ana e shtetit shqiptar që parandalojë largimin e tyre.

“Fenomeni i largimit të bluzëve të bardha është një fenomen i përgjithshëm. Mjekët dhe infermierët kanë shkuar në ato vende ku ka rroga më të larta. Numërohen rreth 5000 bluza të bardha  shqiptare që kanë emigruar në 5 vjeçarin e fundit, prej tyre dominojnë infermierët, 3500 prej tyre janë infermierë dhe 1500 mjekë. Gjermania pranon infermierë, sepse e ka politikën më të avancuar. Infermierët shqiptar dallohen për një nivel të përgatitjes shumë të lartë. Do e rekomandoja një prognozë, strategji 5-vjeçare që si të parandalohet ikja e mjekëve dhe infermierëve, në mënyrë që Shqipëria mos të jetë e boshatisur.”, u shpreh Dolenberg. 

Gazmend Koduzi, Shefi i Departamentit të Mjekësisë në Partinë Demokratike e vë theksin në proceduarat e punësimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilat duhet të jenë më të thjeshta.

“Në radhë të parë, personat që duhet të hyjnë në sistem, proceduarat duhet të jetë më të lehta, një decentralizim të procedurave.  Në radhë të dytë, kur punësohet duhet të kenë një pagesë dinjitoze, që mund të jetojnë normalisht, të krijojnë një familje.”, u shpreh Koduzi.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi