PPP-të në shëndetësi, kuvendi thërret të hetuarit nga SPAK! Dëshmia e Beqajt në Kuvend më 3 tetor

Tirane - Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi nuk mundi sot ta marrë dëshminë e Gjergji Kojës, ish-drejtues i monitorimit të infeksioneve spitalore.

Pavarësisht insistimit të socialistëve, ai deklaroi se nuk e lidhte asgjë me koncesionin e sterilizimit apo check up.

"Nuk kam asnjë lidhje me objektin e komisionit tuaj parlamentar qoftë për check up qoftë për sterizilimin. Në atë kohë që kam qenë unë bënte monitorime, jo inspektime. Inspektimi është atribut i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor"

Komisioni pritet të vijojë menjëherë me marrjen në pyetje të disa zyrtarëve të cilët kanë qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe që kanë përcaktuar kompanitë fituese.

Personat e parë janë në masë sigurie nga SPAK, me detyrim paraqitje, pasi edhe Prokuroria e Posaçme po heton sterilizimin. Më pas do të pyetet më 3 tetor edhe Ilir Beqaj, ish ministër shëndetësie. Ai është aktualisht në paraburgim, bashkë me dy dëshmitarët e tjerë zëvendësministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin përfitues, Ilir Rrapaj.

Marrja e tyre në pyetje përmes Skype, apo me prani fizike në Komision nuk mund të bëhet veçse me lejen e SPAK.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër