TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skendër Brataj në një intervistë për Report Tv ka bërë me dije se virusi është në fund të sezonit, piku ka kaluar dhe për këtë ka dhënë edhe argumente se përse pritet që me verën të zhduket edhe koronavirusi. Brataj i referohet prejardhjes së koronavirsit, i cili bën pjesë e familjes SARS-COV2 apo MERS dhe referuar mënyrës së si këto të dy janë sjellë, me temperaturat e larta ai është zhdukur. Brataj është ndalur të flasë edhe për sjellën e qytetarëve përballë këtij virusi, duke thënë se frika dhe ankthi që shqiptarët patën në fillim ka ndikuar në një kurbë pozitive të të infektuarve dhe të të prekurve me koronavirus.
"Piku ka kaluar, fakti i kësaj kurbe të sheshtë është menaxhimi i stiuatës, rezultati ka qenë efikas falë masave të marra në fillim, frika dhe ankthi i njerëzve ka qenë vendimtar të njerëzve që respektuan karantinën, ndryshe nga sa po ndodh tani. Ne morëm masat menjëherë, kjo pati shumë faktor pozitiv, që shtet po lirojnë masat, e kanë në kontroll numrin e të infektuarve, mund të ketë një rritje të tyre është diçka që e presim, por nuk duam që të ketë një rritje që është i pamenaxhueshëm deri në mbipopullimin e spitaleve. Faktori kryesor është distancimi social, është në familjen e koronavirusit prandaj do të sillet pak a shumë si ato, nuk mund të flasim në këto momente, temperatura ndikon në shkatërrimin e tij, sars apo mers, përfundoi në korrik ku ishte temperatura më e lartë, jemi drejt përfundimit të këtij sezoni", tha Brataj.
Ai është treguar optimistë sa i përket shifrave që ka pasur Shqipëria, e ndërsa ka pasur edhe një përgjigje për të gjithë ata që kanë ditëve të fundit kanë ngritur pyetjen "përse nuk bëhen publik emrat e Komitetit të Ekspertëve". Duke sqaruar se nuk ka asnjë fshehje të të dhënave, Brataj tha se 1 nga anëtarët e Komitetit të Ekspertëve, por edhe të Task Forcës Indttucionale është ai.
"Në Shqipëri mund të jemi pak më të qetë, virusi në fund të sezonit, temperatura po rritet, tragjedia më e madhe u shkaktua mbi moshat 70-vjeç. Janë shumë faktor që ndikojnë në këto tregues dhe Shqipëria i ka, prandaj është ky rezultat. Pse s'dalin emrat e ekspertëve, jo s'ka Komitet, unë jam mjek dhe jo politikan dhe të gjitha janë shifra të vërteta, ka një Task Forcë ndërministrore dhe Komuniteti Teknik, me një numër të mjaftueshëm, unë bëj pjesë të të dyja", tha Brataj, teksa sqaroi se nuk ka lagje të mëdha të të infektuave siç ka ndodhur në botë, pasi në të kundërtën do të të bëhej izolimi total i këtyre zonave. "Janë të shpërndara, nuk ka zona të gjera, se po të kishte, kjo zonë do të izolohej", shtoi Brataj.
Ju e mbytet popullin e vdiqet.Birisha asht mejlem qe sheron njerzit ju dhe Rama digjni vidhni vrisni e prisni popullin shqiptar
Përgjigju