"BRAZIL 2014" - Belgjika është ekipi i radhës që siguron kualifikimin pas dy ndeshjesh duke qëndruar në krye të Grupit H me 6 pikë pas fitores përballë Rusisë.
Ka qenë një gol i shënuar nga ana e Divock Origi në minutë e 88-të takimit ai i cili i ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër belgëve të drejtuar nga Mark Wilmots.
Fitorja e Belgjikës është parashikuar edhe nga risia e sjellë në këtë Botëror nga ana e A1 Report nga Majmuni IVA në emisionin “Pasdite me Botërorin”, nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema.
Humbja e sotme e ndërlikon akoma edhe më tepër kualifikimin e ekipit të drejtuar nga italiani Kapelo, që tashmë pret në ankth për rezultatin e ndeshjes së radhës në Grupin H përballë Algjerisë dhe jo vetëm.
Rusia renditet e treta në Grupin H, me 1 pikë po aq sa Koreja e Jugut, që luan sonte ndeshjen e dytë përballë Algjerisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com