Eleminatoret për kampionatin botëror Brazil 2014 kanë dhuruar shumë emocione në të gjithë Evropën. Ndeshja kryesore që pritej me mjaft interes ka qenë ajo mes Francës dhe ekipit të Spanjës. ‘La Roja’ është e pandalshme edhe në Francë duke mundur me rezultatin minimal 0-1 ‘gjelat’ dhe u ngjitur në vendin e aprë në grup.
Ndeshja ka qenë majft e fortë nga të dy ekipet, pjesa e parë ka përfunduar me rrjeta të paprekuara. Ndërsa fraksioni i dytë ka qenë i mbushur me gjithcka të mundur. Fillimisht në minutën e 58’ është Rodrigez që shënon për spanjollët duke vendosur heshtjen në stadium. Trajneri Deshamp nuk pajtohet me rezultatin duke kryer disa zëvendësime, por Spanja qëndrron ‘hermetike’ deri në fund duke marrë tre pikë të çmuara dhe iu dhënë një përgjigje skeptikëve për fundin e epokës.
Në ndeshjet e tjera, Portugali ka siguruar një trepikësh me shumë vlerë në, Izraeli fitoi po 0-2 në tranfertë. Në grupin A, Serbia me Belgjikën dhe Skocia fituan. Në grupin B Çekia fitoi 0-3, Danimarka barazoi me Bullgarinë, ndërsa Itali fitoi lehtësisht në transfertën e Maltës 0-2 me golat e Balotelit.
Në grupin H Ukraina dhe Polonia fituan, ndërsa Anglia nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Malin e Zi. Pas këtij raundi, Italia, Gjermani dhe Hollanda janë ekipet e para që janë kualifkuar për në kampionatin botëror të Brazilit, pasi nuk ndiejnë asnjë rrezik potencial nga kundërshtarët dhe me këtë vazhdimësi duket se janë të pandalëshëm.
Superfuqitë botërore të futbollit kanë filluar të mendojnë për akomodimin në Brazil që tani. Ndërsa Belgjika, Kroacia, Austria, Suedia, Hungaria, Rumania, Turqia, Rusia, Izraeli, Portugalia, Danimarka dhe padyshim grupi E ku bën pjesë edhe Shqipëria janë plotësisht të hapur për vendin e parë.
ZONA E AZISË
Për kaulifikueset e kampionatit botëror janë zhvilluar ndeshje edhe në Azi. Në përfundim janë arritur këto rezultate. Në grupin A, Korja e Veriut ka fituar me Katarin 2-1. Uzbekistani ka fituar me Libanin 1-0. Në grupin B, Australia ka barazuar me Omanin 2-2, ndërsa Jordani ka qenë surpriza, pasi ka fituar me Japoninë 2-1. Fitore ka siguruar edhe Egjipti me Zimbabven dhe Algjeria me Beninin.
AMERIKA E JUGUT
Argjentina nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me ekipin e Bolivisë në transfertë. Parashikimet e shihnin Argjentinën fituese të ndeshjes, por nuk rezultoi kështu. Për Bolivinë shënoi fillimisht Moreno në minutën e 24’ të ndeshjes ndërsa Benega barazoi në fund të pjesës së parë duke ndarë nga një pikë. Barazimi nuk e shqetëson Argjentinën pasi udhëheq grupin bindshëm.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com