Risia më e re e sjellë nga A1 Report për Botërorin, Majmuni Iva e ka bërë parashikimin për ndeshjen mes Argjentinës dhe Bosnjë Hercegovinës e cila luhet në orën 00:00, në emisionin “Pasdite me Botërorin”, nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema.

Majmunit Iva i janë ofruar si gjithmonë dy banane, me flamujt e ekipeve, dhe zgjedhja e saj prezumon fituesin e ndeshjes. Për sfidën e sotme Iva ka parashikuar fitoren e Argjentinës, e cila shihet si favorite kryesore për fitimin e këtij botërori.

Nga 3 ndeshje të parashikuara deri tani, Majmuni Iva ka gjetur parashikuar saktë fitoren e Holandës kundër Spanjës dhe të Italisë kundër Anglisë. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)