Shqipëria do të përballet me Qipron sonte në orën 20:30 në stadiumin “Qemal Stafa” për eleminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Xhani De Biazi do të kërkojnë fitoren me cdo kusht si rrugën e vetme për t’i dhënë shpresë ëndrrës dhe për ta nisur me këmbën e mbarë garën kualifikuese për në finalet e botërotit. Pavarësisht se historia e ndeshjeve flet për ekipin e Qipros që ka fituar një ndeshje më shumë përfaqësuesja kuqezi, Shqipëria ka siguruar fitoren më të thellë në histori përballë qipriotëve 6-1 në miqësore duke shpresuar në një tjetër trumf.

Një gjë të tillë e kanë parashikuar edhe kompanitë e bsateve që favorizojnë ekipin e De Biazit. Formacioni i ekipit kombëtar ka pësuar mjaft ndryshime ditët e fundit duke arritur në një konkluzion thuajse përfundimtarë që në fushë përballë Qipros do të zbresin në fushë: Ujkani, Cana, Mavraj, Lila, Dallku, Kukeli, Bulku, Vila dhe Meha, i cili do të luajë edhe rolin e fantazistit, ndërsa sulmi me shumë mundësi do të përbëhet nga Salihi, i padiskutueshëm dhe Bogdani.

(d.b/shqiptarja.com)