Kualifikueset për kampionatin botëror Brazil 2014 do të vazhdojë sot me ndeshjet e dyta në muajin Mars. Në fushë do të zbresin 34 ekipe për të vazhduar betejat për një biletë. Ndeshja që spikat shumë do të zhvillohet në Paris, mes Francës dhe ekipit të Spanjës. Ndeshja ka një rëndësi të vecantë, pasi përpos faktit që Franca është shkëputur në vendin e parë me 2 pikë, ndeshja do të luhet në fushën e saj.

Nëse Franca do të siguronte një fitore sonte, atëherë shpresat e Spanjës për të kapur vendin e parë në grup janë pothuajse inekzistente, pasi ‘gjelat’ do të shkëputeshin 5 pikë duke siguaur një pozicion strategjik. Problemi i vetëm në ekipin e Spanjës është aktivizimi i Xavi, port trajneri Del Boske ka deklaruar se kurrësesi nuk od të detyrojë asnjë futbollist që të zbresë në fushë pa dëshirë, nëse n uk është në formë. Ndërsa përsa i përket zgjedhjeve taktike, ai u shpreh se Riberinë do ta ndalim përmes Arbeloas, pasi ia njeh mirë lëvizjet.

Në ndeshjet e tjera, Italia luan një ndeshje të lehtë në transfertën e Maltës, ndërsa Gjermania pret Kazakistanin. Turqia pret Hungarinë, Holanda – Rumaninë. Portugali me mungesën e Ronaldos, por duhet të fitojë me cdo kusht në Azerbajxhan, ndërsa Anglia pas fitores së thellë para tre ditësh udhëton në Potgoricë për të diskutuar vendin e parë me Malin e Zi. Aktualisht grupi udhëhiqet nga Mali i Zi, por nëse Anglia do të fitonte do merrte kryesimin e qetë.



Dylber Balla