Përfaqësuesja shqiptare ndeshjen e dytë për kualifikueset Brazil 2014 do ta zhvillojë përballë ekipit të Zvicrës, i cila në brendësi të saj ka plot pesë futbollistë kosovarë.
Një nga protagonistët është edhe Granit Xhaka, i cili është shprehur se nuk do të festojë nëse do të shënojë kundër Shqipërisë.
"Ndeshja me Shqipërinë është shumë e veçantë. Jemi disa shqiptarë në skuadrën kombëtare të Zvicrës. Unë luaj për Zvicrën, dhe kjo është kryesorja.Në rast se do të shënoj, me siguri që nuk do të festoj. Këtë nuk ma lejon respekti" është shprehur Granit Xhaka. Përveç Granit Xhakës, për dy ndeshjet e para me Zvicrën janë grumbulluar edhe Xherdan Shaqiri, Blerim Xhemajli e Valon Behrami dhe Admir Mehmedi.


(d.b/shqiptarja.com)