ZVICER - Shqipëria ka humbur me Zvicrën në transfertë me rezultatin 2-0 duke shuar shpresat për një pikë në Lucernë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri italian Xhani De Biazi nuk kanë arritur që të dalin në lojën e tyre duke e rrezikuar vetëm një herë portën Benaglios me anë të kapitenit Lorik Cana, shumë pak për një ekip që pretendonte të ndalte "helvetët" në shtëpi. Ndeshja nisi mjaft e mirë për Zvicrën që kërkoi golin me ngulm me Shaqirin dhe Xhakën, por Cana është i pakalueshëm në prapavijë. De Biazi qëndroi në këmbë gjatë gjithë kohës duke udhëzuar të tijët në fushë për të qëndruar vigjilentë.
Në mesin e pjesës së parë, atëherë kur nuk pritej Shqipëria e pësoi nga një shqiptar. Xherdan Shaqiri përfitoi nga një gabim i kapitenit Lorik Cana duke dalë i vetëm përballë portierit Ujkani që nuk ka ç’të bëjë vetëm se të nxjerrë topin nga rrjeta. Fantazisti nuk festoi pas golit të shënuar duke respektuar origjinën, sakaq nga stadiumi nuk u kursyen vërshëllimat për asnjë moment në drejtim të pesë shqiptarëve. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë, në fraksionin e dytë të ndeshjes, De Biazi nxjerr Bodganin dhe Vilën për Çanin me Hykën duke i dhënë frymëmarrje mesfushës dhe sulmit. Në minutën e 68' Bulku në vijim të një aksioni të miqve shkaktoi një faull në brendësi të zonës së rreptësisë, arbitri e gjyko për 11- metërsh duke u drejtuar në pikën e bardhë. Inler shuan ëndrrën e shqiptarëve duke dyfishuar rezultatin pas realizimit të saktë të penalltisë. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e dytë dhe e gjithë ndeshja. Pas këtij trepikëshi Zvicra ngjitet në vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa Shqipëria mbetet në kuotën e tre pikëve. Në grupin e Norvegjia ka fituar ne Slloveninë dhe Qipro me Irlandën me rezultate minimale.
DE BIAZI: TE LUASH KUNDER VENDIT TEND ESHTE NJE TURP
Një çështje më vete do të jetë edhe prania e futbollistëve me origjinë shqiptare që luajnë me "helvetët", një gjë të tillë nuk e ka shmangur as trajneri Xhani De Biazi i cili në konferencën e parë për shtyp pas mbërritjes në Zvicër ka deklaruar se të luash kundër vendit tënd është një turp."Ka shumë futbollistë shqiptarë, që luajnë për kombëtare të tjera. Unë mendoj se është turp të pranosh që të luash për një shtet tjetër dhe jo për kombin tënd. Sidoqoftë, kjo mbetet një zgjedhje personale e secilit dhe s’kam pse ta komentoj më gjatë".
Ndërsa përsa i përket kundërshtarit, italiani ka theksuar edhe njëherë që është forca kryesore në grupin E dhe favoritja për të kaluar e para. "Zvicra mori një fitore shumë të rëndësishme kundër një kundërshtari të fortë si Sllovenia. Për të fituar në Slloveni, duhet të luash shumë mirë. Dhe Zvicra e bëri këtë. Nëse Shqipëria renditet e katërta në këtë grup, do të ishte një arritje e mirë. Gjithsesi, kurrë nuk duhet të heqim dorë, ndaj duhet të besojmë në një ëndërr, prandaj do të bëjmë të pamundërën për të marrë një rezultat pozitiv" përfundon italiani.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

5 shqiptarët e Zvicrës, Majko: Mos i shani, nuk janë tradhëtarë
2-0, Shaqiri shënoi golin e parë">