BRAZIL - Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Brazil, teksa një avion me 62 pasagjerë është rrëzuar në periferi të qytetit Vinedo, në shtetin e Sao Paolos. Avioni ATR-72 me dy motorë i kompanisë Voepass po fluturonte nga Cascavel në shtetin e Parana-s për në Aerportin e Guarulos në Sao Paolo.

Sipas njoftimit të Voepass në bordin e avionit ndodheshin 58 udhëtarë dhe 4 anëtar të ekuipazhit, pra 62 veta dhe asnjë prej tyre bëhet me dije se nuk ka mundur të mbijetojë. 

Avioni kishte kapacitet deri në 68 veta.Nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale duke avioni që bën rrotullime të çudtishme dhe më pas bie në tokë duke krijuar një zjarr të madh, pasi ra pranë disa banesave.