RIO DE ZHANEIRO- Në mes të fushatës elektorale në Brazil, një ish-drejtor i kompanisë braziliane të naftës "Petrobras", i burgosur për pastrim parash, denoncoi në polici një sistem të gjerë korrupsioni të kryer nga kompania kombëtare e naftës kundrejt dhjetëra parlamentarëve.
Sipas informacioneve të publikuara gjatë mbrëmjes së djeshme nga gazetat kryesore braziliane, ish-drejtori i Rafinimit dhe i Shpërndarjes së Naftës nga kompania shtetërore, Paulo Roberto Costa, tregoi një sistem të gjerë korrupsioni ku përfshihen ndërmarrja dhe shumë deputetë, gjatë një rrëfimi për policinë federale.
"Ai ka përfshirë në këtë sistem 49 deputetë, 12 senatorë dhe një guvernator që i përkasin tre partive politike kryesore në parlament", shkruan e përditshmja opozitare "Folha de Sao Paulo"
Bëhet fjalë për Partinë e Punonjësve (PT, e majtë) e presidentes Dilma Rousseff, për aleatin kryesor të koalicionit të saj, Partia e Lëvizjes Demokratike Braziliane (PMDB, e qendrës së djathtë) dhe e Partisë për Progres (PP)./ATSh/