BRAZIL - Një grua në Rio De Janeiro ka thyer ligjin për të shkuar topless nga shtëpia në plazh. Më shumë se 100 fotoreporterë u pozicionuan në plazhin e Rios duke fotografuar gruan topless, veprimi i kësaj të fundit ishte në shenjë proteste ndaj ligjit ndalues.

Vetëm 3 ose 4 orë më vonë, disa gra të tjera u bashkuan me gruan e cila mori e para iniciativën duke ekspozuar gjoksin.

"Një gjoks nuk është i rrezikshëm", tha 73-vjeçarja Olga Salon. Ajo hodhi poshtë kulturën vendase për të shkuar në plazh me sytjena.

Në arenën ndërkombëtare, Brazili ka një reputacion të zakoneve liberale seksuale, ku jo vetëm lakuriqësia tolerohet, por njerëzit përqafohen me entuziazëm gjatë karnavaleve.

Por, vendi i karnavaleve më të mëdha në botë ka një kod penal që daton prej vitit 1940, i cili e përcakton "akt të pahijshëm" kur femrat dalin topless. Ky është një veprim që dënohet me burgim nga 3 muaj deri në 1 vit ose penalizohet me gjobë.

topless

(v.gj/shqiptarja.com)