Brazil/ Frikë gjatë fluturimit, motori i avionit merr flakë në ajër, pasagjerët në panik, piloti bën ulje emergjente (VIDEO)
Pamje kur motori i avionit përfshihet nga flakët
Një video është bërë virale në rrjetet sociale e cila tregon momentin kur motori i një avioni tip Airbus A321 u përfshi nga flakët pasi goditi një zog ndërsa fluturonte.
Avioni i LATAM Airlines, me bazë në Kili, ishte nisur nga Salvador për një fluturim tre-orësh drejt Sao Paulo, kur një zog u përplas papritur në krahun e djathtë të avionit, raporton Protothema.
Videoja që është filmuar nga brenda avionit shihen shkëndija që vijnë nga motori ndërsa piloti kthehet për të bërë një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Salvador-Deputado Luís Eduardo Magalhães.
Pas uljes së avioni nga piloti, pasagjerët filluan duke duartrokitur. Ndërsa avioni ulet, motori shpërthen në flakë. Madje, një pasagjer ishte aq mirënjohës që kishte mbijetuar, saqë doli nga avioni i gjunjëzuar.
“Ishte me të vërtetë një moment terrori që ne përjetuam. Një frikë shumë e madhe, por falë Zotit gjithçka shkoi mirë. Motori shpërtheu në flakë disa minuta pas ngritjes. Na kapi paniku, menduam se do të vdisnim”, shtoi pasagjeri.
Një zëdhënës i linjës ajrore i tha CEN se të gjithë pasagjerët ishin mirë dhe kishin rezervuar tashmë vende në fluturime të tjera. Kompania thekson se po merr të gjitha masat teknike dhe masat për të siguruar një udhëtim të sigurt për të gjithë”, thuhet në deklaratë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
28.3%
-
Pak
40.5%
-
Aspak
31.2%
Vota total: 343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përdhunuan në grup 23-vjeçaren shqiptare, Apeli lë në burg Robinhon! Ish-futbollisti pas hekurave në Brazil
23 Korrik, 22:34
-
Kosova rrit kontrollin ndaj produkteve të shpendëve që importohen nga Brazili
21 Korrik, 16:23
-
VIDEO/ Brazil, polici qëllon me armë futbollistin në fushë! Reagon klubi: Akt kriminal nga ai që duhet ta mbrojë
12 Korrik, 12:44
-
Panik në ajër! Avioni goditet nga turbulencat e forta, 30 të plagosur (VIDEO)
2 Korrik, 10:14
-
VIDEO/ Brazili gjen fitoren e parë në Copa America, mposht 1-4 Paraguain
29 Qershor, 19:02
-
Nis më 21 qershor Java Kulturore Braziliane! Shfaqje filmash, koncert harqesh dhe 'qershia mbi tortë', karnavalet Braziliane
20 Qershor, 15:16
-
Përmbytjet në jugun e Brazilit, shkon në 170 numri i viktimave
27 Maj, 11:08
-
Përmbytjet në Brazil, rritet në 56 numri i viktimave! Frikë për përhapjen e epidemive
5 Maj, 13:40
-
30 viktima në Brazil nga çarja e digës së një hidrocentrali! 60 persona rezultojnë të zhdukur, 500 mijë pa energji
3 Maj, 16:20
-
Romario regjistrohet si futbollist aktiv në moshën 58-vjeçare, motivi është personal
17 Prill, 22:39
-
Neymar kërkon të blejë klubin ku u bë i famshëm
13 Prill, 14:58
-
SHBA/ Tmerr në ajër, avionit Boeing i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit (Video)
8 Prill, 17:52