Brazil, Lojrat Olimpike 2016 çelin
siparin, Shqipëria me 6 sportistë

Brazil, Lojrat Olimpike 2016 çelin<br />siparin, Shqipëria me 6 sportistë
Lojrat Olimpike nisin sot zyrtarisht. Ceremonia hapëse do të zhvillohet në stadiumin Maracana të Rio di Janeiro dhe të gjithë sytë e botës do të jenë në Brazil. 

Ateletë të 206 shteteve dhe skuadra e refugjatëve do të jenë në Rio për të garuar në 28 sporte të ndyshme ndërsa eventi do të ndiqet nga biliona spektatorë.

Edhe pse në vigjilje të tyre ka patur një sëri debatesh përfshirë sklandalin e doping të dominuar nga Rusia, virusi zika apo edhe çështjes e sigurisë në vend eventi do të zhvillohet dhe organiztorët premtojnë spektakël mes muzikës ngjyrave dhe fishekzjarreve.

Lojrat Olipmike mbahen për herë të parë në Amerikën e Jugut dhe nisin sot zyrtarisht për të përfunduar në 21 gusht. Në Rio 2016 merr pjesë edhe vendi ynë i përfaqësuar nga 6 sportistë, ndërsa Kosova me 8 të tillë.

Garat për kuqezinjtë do të nisin më 7 gusht, kur në peshëngritje do të garojë Evangjeli Veli në kategorinë deri në 53 kg. Dy ditë më vonë, do ta ketë radhën peshëngritësi Briken Calja që do të kërkojë të futet në zonën e medaljeve në kategorinë deri 69 kg. Po më 9 gusht, Sidni Hoxha do të garojë në disiplinën e notit 50 metra stil i lirë.

Një ditë pas Sindi Hoxhës, më 10 gusht radhën e ka Nikol Merizajt më 100 metra stil i lirë.

Dita më emocionuese për shqiptarët ka gjasa të jetë data 12 gusht, kur në pistë do të jetë Luiza Gega në garën 1.500 metra. Po në 12 shtator do të provojë të kualifikohet në finale në kërcim së gjati Izmair Smajla.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja,com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk