RIO DE ZHANIERO - Xhudistja shqiptare nga Kosova, Majlinda Kelmendi nuk ka të ndalur. Pasi u stolis me Medaljen e Artë në turneun prestigjioz të xhudos "World Masters", i cili është mbajtur në qytetin rus Tyumen, ajo ka arritur një tjetër rezultat të madh.
Xhudistja pejane sot ka fituar Medaljen e Artë, në kategorinë 52 kilogramë, në kampionatin botëror të xhudos, i cili po mbahet në Rio de Janeiro. Kelmendi në finale të kësaj gare ka mposhtur xhudisten nga Brazili, Erika Miranda
Për të arritur deri në finale, Majlinda ka zhvilluar katër ndeshje. Fillimisht ajo me short u pozicionua në grupin A në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Kelmendi në raundin e parë u kualifikua pa ndeshje, derisa në raundin e dytë mposhti xhudisten nga Portugalia, Joana Ramos.
Pejania edhe në ndeshjen e dytë ishte e suksesshme, pasi mundi francezen Priscilla Gneto. Ajo me sukses kaloi edhe sfidën e tretë, duke mundur gjermanen Mareen Kraeh, ku doli edhe fituese e grupit A.
Në gjysmëfinale të kësaj gare, xhudistja nga Peja u përball me japonezen Yuki Hashimoto, të cilën arriti që me sukses ta mposhtë.
Pas kësaj fitoreje, Majlinda i hapi vetës rrugë për të garuar në finale me brazilianen Erika Miranda, të cilën e mundi, duke fituar kështu Medaljen e Artë në Kampionatin Botëror të Xhudos në kategorinë 52 kilogramë
Ndërsa, nesër në kategorinë deri në 57 kilogramë do të garojë edhe xhudisja tjetër nga Kosova, Nora Gjakova. Edhe kjo e fundit llogaritet si favorite për të fituar medalje në këtë kategori.

(Në foto: Nga paraqitja dhe ndeshjet e Majlinda Kelmendit në Rio De Janiero).
/Shqiptarja.com