BRAZIL - Sezoni i festave i cili i paraprin Krishtlidhjeve dhe Vitit të Ri ka filluar zyrtarisht në Rio de Janeiro të Brazilit, me ndriçimin e pemës më të lartë në botë që lundron në ujë.
Më shumë se 100 mijë njerëz vërshuan në lagunën e Rodrigo de Freitas për t’iu bashkuar festimeve në të cilat përfshiheshin muzikë si dhe fishekzjarre të lëshuara në momentin e ndezjes së dritave.
Pema prej 85 metrash, e këtij viti u dekorua me pesë elementë: uji, ajri, pyjet,njerëzimi dhe Krishtlindjet.
Uji u përfaqësua me ngjyra blu, peshq, delfinë dhe kuaj deti. Ajri me një perëndim dielli dhe zogj të shumtë.
Ndërsa pyjet u përfaqësuan me flutura dhe majmunë. Për të vazhduar me njerëz që mbaheshin për dore për të përfaqësuar njerëzimin, dhe në fund pema u mbush me zbukurimet e ndryshme që vendosen në pemat e Vitit të Ri për të përfaqësuar Krishtlindjet.
Në majë të pemës të ndriçuar nga 3.1 milionë drita ishte vendosur një statujë e Krishtit i cili shihte poshtë tij.
Pema e Krishtlindjeve u vu për herë të parë në vitin 1996 dhe shumë shpejt u bë eventi i tretë më i rëndësishëm për turistët pas Karnavaleve dhe natës së Krishtlindjeve në plazhin e Kopagabana.
Libri i Rekordeve Guiness e liston atë si pemën lundruese më të lartë në botë.
Redakia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com