Brazil, protesta për çmimin e naftës, protestuesit kërkojnë kthimin e diktaturës
Me mijëra kamionistë dhe mbështetës të tyre vazhdojnë të bllokojnë rrugët pranë Sao Paulos dhe në zona të tjera të Brazilit, në kuadër të protestës mbarëkombëtare që ka gjunjëzuar ekonominë më të madhe të Amerikës së Jugut.
Me mijëra kamionistë dhe mbështetës të tyre vazhdojnë të bllokojnë rrugët pranë Sao Paulos dhe në zona të tjera të Brazilit, në kuadër të protestës mbarëkombëtare që ka gjunjëzuar ekonominë më të madhe të Amerikës së Jugut.
Prej 10 ditësh, kamionistët kanë shkaktuar kaos duke bllokuar lëvizjen dhe furnizimin e vendit me karburant, në formë proteste për rritjen e çmimit të naftës.
Bllokimi i pikave të karburantit ka dëmtuar ndjeshëm ekonominë, pasi fabrikat kanë ulur ritmin e punës, fermerët thuajse janë ndalur dhe çdo sektor tjetër po has probleme.
Siç ndodh zakonisht, greva e kamionistëve për çmimin e naftës u përshkallëzua në një protestë të gjerë edhe për tema të tjera, si shëndetësia, arsimi apo korrupsioni politik. Por, analistët thonë se elementi më shqetësues i protestës është se, mes flamujve brazilianë janë shfaqur parulla që kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë për të rrëzuar qeverinë civile.
Jo vetëm kaq, por shumë protestues kërkojnë kthimin e diktaturës së djathtë ushtarake, që drejtoi vendin për dy dekada të errëta deri në vitin 1985. Protestuesit thonë se ushtria duhet të vërshojë në kryeqytetin Brazilia dhe të pastrojë institucionet nga banditët që po vjedhin vendin.
Duket se zëri i tyre po bëhet kaq i fortë, sa që Shoqata e Kamionistëve nxitoi të distancohej nga thirrje të tilla dhe tha se lëvizja e saj ishte marrë peng nga njerëz që duan të rrëzojnë qeverinë.
Diktatura ushtarake është një temë e ndjeshme në Brazil, pasi gjatë atij regjimi u vranë dhe torturuan shumë njerëz. Por, në kuadër të korrupsionin galopant që vazhdon prej vitesh, e që ende nuk i duket fundi, janë gjithnjë e më shumë ata që kërkojnë ndërhyrjen e ushtrisë, si mënyrën e vetme për të shpëtuar Brazilin.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fotoja e papublikuar më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës
22 Dhjetor, 20:19
-
Tragjedi rrugore në Brazil, autobusi përplaset me kamionin, 32 të vdekur dhe 13 të plagosur deri tani
21 Dhjetor, 21:22
-
Aksident tragjik në Brazil! 37 viktima, mes tyre 1 fëmijë, dhjetëra të plagosur
21 Dhjetor, 17:45
-
Këngëtarja Adele akuzohet për plagjiaturë, Gjykata Braziliane kërkon tërheqjen e këngës 'Million Years Ago'
18 Dhjetor, 15:33
-
Pema gjigante në Rio de Zhaneiro rrëzohet nga stuhia, vdes 1 person, plagosen 2 të tjerë (VIDEO)
17 Dhjetor, 16:19
-
VIDEO/ Adriano i jep lamtumirën futbollit, s'i mban lotët kur dëgjon mesazhin e babait të ndjerë
16 Dhjetor, 21:22
-
Gjeorgji/ Vijojnë protestat kundër vendimit për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Policia akuzohet se ka torturuar protestuesit e arrestuar
4 Dhjetor, 13:04
-
Nata e pestë e protestave, Gjeorgjia pro-evropiane kthehet në rrugë kundër qeverisë pro-ruse! Përleshje dhe dhunë policore
3 Dhjetor, 22:48
-
Kush e motivon Kryeministrin? Rama thumbon: Ata 'anti-age' që dalin rrugëve…! Sa them të rri i çik rehat, s’më lënë
30 Nëntor, 10:53
-
Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pësoi atak kardiak
29 Nëntor, 13:32
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Brazil/ Policia akuzon ish-presidentin Bolsonaro për komplot për grusht shteti
22 Nëntor, 10:40