Brazil/ Shkon në 37 numri i viktimave nga shembja e digës, qindra persona rezultojnë të zhdukur

Brazil/ Shkon në 37 numri i viktimave nga shembja e digës, qindra persona rezultojnë të zhdukur

Në foto familjarë të personave të deklaruar të zhdukur

Brazil-Thellohet bilanci i ngjarjes tragjike që tronditi dje shtetin brazilian të Minas Gerais. Shembja e një dige të mbetjeve në fshatin e Vila Ferteco, i ka marrë jetën të paktën 37 personave ndërkohë që qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sipas ‘BBC’ rreth 3000 banorë të zonës pranë digës të cilët rrezikoheshin nga situata e krijuar janë evakuar. Diga e shembur i përket firmës Vale, e cila njihet si firma më e madhe minerare në Brazil.

Ekipet e shpëtimit kanë filluar kërkimet për qindra persona të deklaruar si të zhdukur ndërkohë që të gjitha urat e qytetit u urdhëruan të mbylleshin për të shmangur një tjetër tragjedi, për shkak se rreziku nga ngjarja e djeshme nuk është larguar ende.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e .rama: 27/01/2019 21:26

    fajin e ka SALIU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja