Brazil, ylli i futbollit dënohet me
burg nga gjykata e San Paolos

Brazil, ylli i futbollit dënohet me<br />burg nga gjykata e San Paolos
Ylli i futbollit, Roberto Karlos është dënuar nga një gjykatë në San Paolo, për shkak të vonesave të pagesave për mbështetjen ekonomike për njërin prej 9 fëmijëve të tij.

Ish- lojtari i Inter Milano, ka lënë papaguar detyrimet e tij ndaj njërës prej vajzave, të quajtur Rebeka e cila ka lindur në Meksikë.

Prej dy vitesh, braziliani i cili prej 2005 mban edhe nënshtetësinë Spanjolle, nuk i kishte paguar detyrimet ekonomike për vajzën e tij, çka ka bërë që togat e zeza të  lëshojnë një urdhër arresti për të.

Pritet që ylli i Brazilit të kthehet shumë shpejt në vendlindje, ku edhe do të procedohet, pasi gjykata ka bërë të ditur se nëse Karlos vendos të injorojë urdhrin e gjykatës, atëhetrë urdhri i arrestit për të do të marrë format ndërkombëtar.

Redakisa Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE