Brazilianët votuan këtë të diel në balotazhin e kontestuar zgjedhor që përballi presidenten e majtë Dilma Rousseff e cila ka mbështetje të gjerë mes të varfërve dhe Aecio Neves një senator të qendrës i cili premton një ringjallje të ekonomisë në stanjacion.

Anketat i japin një avantazh të lehtë ndaj Rousseff, e cila po kërkon një mandat të dytë 4-vjeçar. Shumë votues besojnë tek Neves, një ish guvernator 54 vjeçar i cili gëzon mbështetjen e fortë të shtresës së lartë dhe të mesëm.

Pavarësisht problemeve të shumta dhe skandaleve të korrupsionit që kanë karakterizuar fushatën që prej raundit të parë të votimeve, më 5 tetor, votuesit priten të jenë sërish të ndarë mes atyre që ndihen më mirë pas ardhjes në pushtet të Partisë së Punëtorëve, dhe atyre që besojnë se mbretërimit të saj, pak rëndësi se sa e suksesshme ka qenë, nuk do të prodhojë më rezultat.
 
Më shumë se 140 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar në Brazil, ku votimi është i detyrueshëm për të gjithë personat e
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)