Neymar dhe Brazili vazhdojnë rrugën për në turin tjetër të Kupës së Konfederatave të pa shqetësuar nga kundërshtarët e grupit, pas fitores së arritur përballë ekipit të Meksikës në ndeshjen e dytë me rezultatin 2-0.
Brazili ka dominuar lojën ashtu sikur bëri edhe në ndeshjen e parë të grupit përballë ekipit të Japonisë.
Ashtu sikur veproi edhe me Japoninë, Brazili arriti të shënojë golin në minutën e 9’ me Neymar të pjesës së parë duke shtangur miqtë.
Goli ishte i papritur për Meksikën që detyrohet të nisë ndeshjen në dizavantazh me shpresën se me anë të kundërsulmeve do të ndëshkonte ‘selecaon’ por një gjë e tillë nuk ndodhi as në pjesën e parë, por as edhe në të dytën.
Në fund të pjesë së dytë është Jo që dyfishon për Brazilin. Meksika largohet kështu nga Kupa e Konfederatave pas dy humbjeve me Italinë dhe me Brazilin.
Edhe Italia fitoi me Japoninë me rezultatin 4-3 dhe prerë bilietën pë turin tjetër.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com