Brazili e ka kthyer në festë ndeshjen e fundit të Grupit në Kupën e Amerikës kundër Perusë. ‘Seleços’ i duhej fitorja për të siguruar vendin e parë dhe kualifikimin në fazën pasardhëse dhe në 90 minutat e kësaj sfide bëri shumë më shumë se kaq, duke fituar me shifrat e thella 5-0. Casemiro prishi ekulibrat në minutën e 12 pas zhvillimit të një goditje këndi, ndërsa pa kaluar shumë Firminho dyfishoi rezultatin si pasojë e një gabimi të portierit vendas.
13 minuta më pas ishte Everton që realizoi një gol mjaft të bukur, ndërsa në pjesën e dytë rrugën e rrjetës gjetën edhe Dani Alves me Ëilliam. Për t’u veçuar edhe një penallti e humbur nga Jesus në minutat shtesë, por që gjithsesi nuk pati rëndësi sa i përket fatit të takimit.
Ndërkohë ndeshja tjetër e këtij grupi mes Bolivisë dhe Venezuelës ka përfunduar me shifrat 1-3, duke bërë që venezuelianët të renditen të dytët në grup dhe të sigurojnë kualifikimin së bashku me Brazilin.