Kupa e Konfederatave ka filluar në mënyrën më të mirë për ekipin organizator të Brazilit, pasi ka arritur që të fitojë me Japoninë me rezultatin 3-0.
‘Selecao’ shënoi një gol në pjesën e parë dhe dy në pjesën e dytë duke treguar supermacinë në fushë.
Ndërsa Japonia pavarësisht përpjekjeve dhe faktit që është ekipi i parë që është kualifikuar madje edhe për botërorin që do të zhvillohet vitin tjetër nuk ia doli mbanë të linte një gjurmë në këtë takim duke mos shënuar të paktën asnjë gol, pavarësisht përpjekjeve.
Në pjesën e parë për ekipin e Brazilit shënoi Neymar pas një stopimi të bukur të topit nga ana Fred, sulmuesi gjuajti fluturimthi duke dërguar sferën në rrjetë.
Në pjesën e dytë për ekipin e Felipe Skolarit shënoi Paulinjo duke vulosur fitoren e parë, por në minutën e parë shtesë pas përfundimit të kohës së rregullt është Xho që trefishon shifrat për vendasit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com