Brazili është ekipi i parë që ka prerë biletën për në finalen e Kupës së Konfederatave pasi eliminoi ekipin e Uruguait në gjysmëfinale duke e mundur me rezultatin 2-1. Brazili ka zhvilluar një lojë shumë të mirë duke treguar se është superiorë dhe gati për të luftuar denjësisht edhe me Spanjën që është ekipi që ka sunduar botën në 10 vitet e fundit. Brazili me një plejadë të re tregoi punën e mirë që ka bërë trajneri Skolari në fare pak muaj në drejtimin e ekipit. Uruguai e ka nisur mjaft mirë ndeshjen përballë ekipit të Brazilit pasi në minutën e 14’ ka pasur një mundësi shumë të mirë për kaluar në avantazh me Forlan, por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Më pas loja ka kaluar në kontrollin e ekipit vendas që në minuëtn e 41’ arriti që të kalonte në avantazh ‘Selecaon’ me anë të Fred. Me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë e supersfidës së zënë nën kontroll absolut nga Brazili, ndërsa Uruguai u mbrojt me kujdes dhe tentoi golin me anë të kundërsulmeve të shpejta. Me fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes është Uruguai që barazon shifrat në minutën e 48’ me Cavanin.
Pas golit të barazimit ndeshja bëhet akoma më e bukur për të dy ekipet, pasi Brazili nuk u pajtua me rezultatin duke tentuar kundërsulmet e shpejta dhe qarkullimin e mirë të topit për të kaluar në avantazh, por kampionët e Amerikës Latine u mbojtën mirë duke mos lejuar prekjen e rrjetës deri në minutën e 86’ me Paulinjon.
Duke shuar ëndrrën e Uruguait për të cuar ndeshjen me shtesë dhe kaluar në finalen e madhe të kompeticionit që do të zhvillohet më datë 30 qershor. Pas ndeshjes trajneri i ekipit të brazilit u shpreh mjaft i kënaqur me lojën e ekipit të tij duke vlerësuar shpirtin e garës që futbollistët treguan në fushën e lojës. Ndërsa Tabarez dhe Cavani të zhgënjyer pas eliminimit janë larguar me kokën poshtë nga ky kompeticion.
/Shqiptarja.com