Brazili fiton medaljen e artë në
futboll, Neymar: S'do jem më kapiteni

Brazili fiton medaljen e artë në<br />futboll, Neymar: S'do jem më kapiteni
Brazili thyen mallkimin dhe fiton për herë të parë në histori medaljen e artë në një Olimpiadë. Këtë gjë e bën në shtëpinë e tij, përpara 75 mijë spektatorëve në Marakana.

U deshën goditjet e 11-metërshave që “Seleçao” të dilte fitimtare ndaj Gjermanisë, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1. Golit të Neymar iu përgjigj Meyer.

Seria e 11-metërshave përfundoi 6-5 për Brazilin, me penalltinë deçizive të shënuar nga Neymar. Ylli i Barcelonës shpërtheu në lot dhe i gjithë vendi nisi festën që e priste prej shumë vitesh. Mjafton të mendosh se në 8 edicionet e fundit të Lojrave Olimpike, Brazili ka humbur 3 finale dhe 2 herë ka arritur deri në gjysmëfinale.

Por, pas përfundimit të ndeshjes, Neymar ka habitur duke deklaruar për mediat se ka hequr dorë nga shiriti i kapitenit të kombëtares.

“Na kanë kritikuar shumë, por u përgjigjëm me futboll. Është një nga momentet më të bukura të jetës sime. Kam folur me familjen dhe kam vendosur: nga sot, nuk dua më që të jem kapiteni i Brazilit”, theksoi sulmuesi 24-vjeçar.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron