Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, ka thënë se vendi i saj është i gatshëm për Kampionatin Botëror, megjithë rritjen e çmimeve, vonesave në ndërtimin e stadiumeve dhe protestave. Gjatë një fjalimi në televizion, presidentja Rousseff pranoi se organizimi i kampionatit ishte i vështirë, por ajo theksoi se 12 stadiumet janë të gati për të pritur zhvillimin e sfidave. Ajo tha se sportdashësit  Brazili i mirëpret “duarhapur”.

Presidentja   madje iu bëri thirrje braziljanëve që megjithë problemet, brazilianët duhet ta mbështesin kombëtaren e vet “ seleçaon”. Dilma Rousseff ka kundërshtuar kritikët se janë shpenzuar 11,5 miliardë dollarë për Botërorin.
 
Duke iu përgjigjur akuzave për korrupsion, ajo tha se të gjitha shpenzimet po analizohen dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për keqpërdorim të fondeve, do të ndëshkohen.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)