Brazili heton shkaqet e rrëzimit të avionit me 62 persona në bord, nis largimi i trupave

Ekipet e mbrojtjes civile në Brazil kanë punuar gjithë natën për të nxjerrë trupat e pasagjerëve të vdekur prej një aeroplani të rrëzuar të premten në Sao Paolo. 

Avioni i kompanisë Voepass po fluturonte nga Cascavel, në shtetin e Paranas, për në Sao Paulo, kur u rrëzua dje në një zonë të banuar dhe nga shpërthimi i tij janë prekur edhe disa banesa, për pasojë, të 62 personat në bord kanë mbetur të vdekur. Ndërsa nuk ka të lënduar nga banorët e zonës ku u rrëzua avioni.

Kompania ajrore nuk dha sqarime se çfarë mund ta ketë shkaktuar rrëzimin e avionit, ndërsa videot të publikuara në rrjetet sociale shfaqën një avion duke rënë në një grumbull pemësh.

Aeroplani që ishte nisur prej Caskavelit është rrëzuar në qytezën Vinhedo, rreth 80 kilometra në veriperëndim të Sao Paolos. Kompania franko-italiane, ATR, e cila është në proncësi të gjigantëve Airbus dhe Leononardo, është prodhuese e aeroplanëve të llojit që është rrëzuar.

ATR ka thënë të premten për agjencinë e lajmeve Reuters se, specialistët janë “tërësisht të angazhuar” në hetimet lidhur me rrëzimin e aeroplanit. Një nga shkaqet mendohet se është akulli. Rezulton të ketë pasur një paralajmërim meteorologjik për akull në lartësinë deri në 6.400 metra mbi nivelin e detit dhe përpara aksidentit, avioni po fluturonte në 5.200 metra lartësi, sipas mediave të huaja. 

Një ekspert i aviacionit civil, kapiteni Ross Aimer u tha mediave se duhet parë edhe mundësia e një problemi në motor, një keqfunksionim i pajisjeve të fluturimit apo humbja e një pjese të rëndësishëm të avionit në ajër, siç mund të jetë rënia e një pjese të krahut.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki