Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit, Jose Maria Marin, ka përjashtuar mundësinë që Guardiola të marrë drejtimin e "Selecaos" pas largimit të trajnerit Mano Menez.

“Ka pak mundësi që trajneri i ri i Brazilit të jetë i huaj. Kam shumë respekt për Guardiolën, por Brazili ka fituar gjithmonë titujt botëror i udhëhequr nga trajnerë vendas”, tha Marin.

Gjasat janë që drejtimin e ekipit ta marrë pësëri Felipe Scolari, i cili e drejtoi Brazilin në kampionatin botëror të 2002 duke fituar titullin kampion. Trajneri mund të emërohet brenda javës.


dylber balla/shqiptarja.com