Brazili në gjendje kritike nga pandemia/ Zhvarrosin eshtrat nga varret e vjetra, për të krijuar hapësirë për viktimat e COVID

Brazili në gjendje kritike nga pandemia/ Zhvarrosin eshtrat nga varret e vjetra, për të krijuar hapësirë për viktimat e COVID

Varrmihësit të veshur me kostume mbrojtëse në varrezat Vila Nova Cachoeirinha në Sao Paulo

Qyteti brazilian i Sao Paulo ka përshpejtuar përpjekjet për të zhvarrosur eshtrat nga varret e vjetra, për të bërë vend për një numër në rritje të viktimave nga Covid.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se pandemia ka vendosur një numër shtetesh braziliane në "gjendje kritike", varrmihësit po punojnë për të hapur varret e njerëzve të varrosur vite më parë, duke grumbulluar mbetjet e dekompozuara për t'i larguar në një vend tjetër.

Brazili po vuan valën më të keqe të koronavirusit që kur filloi pandemia mbi një vit më parë.

Nëse viktimat vazhdojnë me këtë ritëm, bashkia e Sao Paulo tha se do të duhet të marrë më shumë masa, por pa specifikuar më tej.

Të mërkurën, ministria e shëndetësisë e Brazilit regjistroi numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga Covid për të dytën ditë me radhë, me 3,869 njerëz që humbën betejën me virusin.

Brazili është vendi i dytë në botë më i prekur nga COVID, pas SHBA, me mesatarisht rreth 3000 vdekje dhe 75500 raste të reja infeksioni në ditë, që u regjistruan javën e kaluar.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!