Brazili është përfshirë nga protestat masive si asnjëherë tjetër. Incidia e protestave është shpenzimi marramendës nga qeveria braziliane për organizimin e Kupës së Botës 2014 dhe Lojërave Olimpike.

Pas shumë ditësh në protestë, të cilat nuk po ndalen, organet drejtuesve të shtetit kanë deklaruar se do të nxjerrin në rrugë ushtrinë.

Qytete më problematike ku janë ngritur afro 300 mijë qytetarë në protestë janë Rio de Janeiro, Minas, Gerais, Bahia, Ceara dhe kryeqyteti Brazilia.

Protestuesit kërkojnë që paratë që janë investuar dhe po investohen për evenimentet botërore do të ishte më mirë që të investoheshin në shërbime publike, arsim, shëndetësi dhe probleme të tjera të vendit.


d.b/shqiptarja.com