Brazili përballet me valë të pashembullt të nxehtësisë

Brazili përballet me valë të pashembullt të nxehtësisë

Më shumë se 100 milionë njerëz janë prekur nga i nxehti, i cili pitet të zgjasë deri të premten

Alarmet e kuqe janë lëshuar për gati 3.000 qyteza e qytete në Brazil, i cili është duke u përballur me valë të pashembullt të nxehtësisë. Rekordet janë thyer në disa zona, përfshirë qytetin Rio de Zhaneiro – ku është krijuar ndjesia se temperatura ka qenë 52.5 gradë Celsius.

Më shumë se 100 milionë njerëz janë prekur nga i nxehti, i cili pritet të zgjasë deri të premten. Zyrtarët brazilianë kanë thënë se fenomeni El Nino dhe ndryshimet klimatike qëndrojnë mbrapa një moti të tillë.

Qyteti i Sao Paulos e ka regjistruar një mesatare prej 37.3 gradësh Celsius në mesditën e së martës, ka raportuar Instituti Kombëtar i Meteorologjisë.

“Jam i dërmuar, është e vështirë. Kur shkoj në shtëpi, bëj dush me ujë të ftohtë, përndryshe nuk mund të zgjohem, sepse jam shumë i lodhur. Është e vështirë edhe të flesh”, ka thënë Riquelme da Silva, 22-vjeçar, për agjencinë e lajmeve AFP.

Dora, 60-vjeçare, shitëse në rrugë, e ka përshkruar të nxehtë si të “padurueshëm” për ata që punojnë në ambiente të jashtme. Ky mot i nxehtë është regjistruar në Brazil, më shumë se një muaj para nisjes së verës në hemisferën jugore.

Sipas shkencëtarëve, valët e të nxehtit po bëhen më të gjata dhe më intensive në shumë vende, dhe kjo situatë pritet të vazhdojë, përveç nëse merren masa për ta luftuar emetimin e gazrave serrë.

Ndërkohë, bota tani është duke u përballur me fenomenin El Nino, përgjatë së cilit rriten temperaturat globale, për shkak të ngrohjes së konsiderueshme të ujit në oqeane./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim