Rreth 66,570 persona humbën jetën në Brazil si pasojë e Covid-19 gjatë muajit Mars më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor. Shërbimi shëndetësor i vendit është zhytur në kolaps ndërkohë që rastet vijojnë të rriten.
Presidenti Jair Bolsonaro është përballur me kritika të forta për trajtimin e tij të krizës dhe kabineti I tij pati një sërë dorëheqjesh të profilit të lartë këtë javë. Por të Mërkurën ai reagoi sërish kundër masave të bllokimit të vendosura nga guvernatorët lokalë dhe kryetarët e bashkive.
"Ne kishim dhe kemi dy armiq - virusin dhe papunësinë! Është një realitet! Ne nuk do ta zgjidhim këtë problem duke qëndruar në shtëpi," tha ai.
![]()
Të mërkurën, vendi regjistroi edhe një tjetër rekord ditor të viktimave nga koronavirusi: 3,869. Shifra theu rekordin e një ditë më herët prej 3,780. Numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil tani është mbi 321,000 me vetëm Shtetet e Bashkuara më shumë me mbi 552,000.
Ekspertët shëndetësorë në Brazil thonë se rritja e infeksioneve në javët e fundit dyshohet se është shkaktuar nga një variant lokal i koronavirusit, i njohur si P1. Ky variant shumë i transmetueshëm ka ri infektuar edhe njerëz që kanë pasur llojin origjinal. P1 është identifikuar edhe në disa vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Gjermaninë, duke rritur shqetësimet për efikasitetin e disa vaksinave.
Koronavirusi ka prekur mbi 128 milionë njerëz në të gjithë botën, mbi 2.8 milionë prej tyre kanë humbur jetën.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)